Ekipet e shpëtimit vijojnë intensivisht kërkimet për të mbijetuar në jug të Turqisë dhe në veri të Sirisë, pas dy tërmeteve të fuqishme të së hënës.
¦ Më shumë se 16,000 persona janë konfirmuar të vdekur, megjithatë autoritetet druhen se numri i viktimave mund të vijojë të rritet.
¦ Zonat e prekura nga tërmeti u vizituan të mërkurën nga presidenti turk President Recep Tayyip.
¦ Në Turqi, numri i të vdekurve ka shkuar në të paktën 12,873, ndërsa të plagosurit janë mbi 62,000.
¦ Në Siri të vrarët janë 3,162, ndërsa të plagosurit mbi 4,000.
¦ Përpjekjet për të shpëtuar sa më shumë jetë vijuan edhe në natën e tretë nën temperatura të acarta. Ekipet e shpëtimit janë në luftë më kohën.
¦ Ekipe nga të paktën 70 vende të botës, përfshirë Shqipërinë, kanë shkuar në zonat e prekura nga tërmeti.
¦ Në Siri mbërritja e ndihmës ndërkombëtare është më e vështirë, për shkak të aksesit të limituar, si pasojë e rrugëve të dëmtuara.
¦ Tërmeti i parë me magnitudë 7.8 ra pranë Gaziantep, në orët e para të hënës. Ai u pasua nga një tjetër tërmet i fuqishëm në mesditë, me magnitudë 7.5.
Ora 10:28-Ai mundi të dilte gjallë, Esra dhe dy vajzat jo
Abdulalim Muaini mezi arrin të lëvizë kur ekipet e shpëtimit e nxjerrin jashtë. Prej më shumë se dy ditësh ai kishte qëndruar nën rrënoja, pasi shtëpia e tij në Hatay të Turqisë u shkatërrua nga tërmeti. Por bashkëshortja e tij Esra nuk pati të njëjtin fat. Ajo ndodhej krah tij, e pajetë.
Fotografi i Reuters Umit Bektas ishte në ditën e dytë të tij në Hatay, një prej vendeve më të prekura nga tërmeti me magnitudë 7.8, që i mori jetën mbi 16 mijë personave në jug të Turqisë dhe veri të Sirisë. Teksa ishte nisur drejt një prej qyteteve më të dëmtuara fqinje, ai u bëri ekipeve të kërkim shpëtimit të njëjtën pyetje që kishte bërë me qindra herë: A nxorët njeri të gjallë?
Këtë herë ata thanë po: Kishin gjetur Abdulalim.
Këmbët e Abdulalim ishin zënë poshtë betonit, por ai ishte i ndërgjegjshëm dhe në gjendje që të fliste me shpëtimtarët. Ai ishte me origjinë nga Homs i Sirisë. Ishte larguar nga vendi i tij për shkak të luftës civile dhe ishte martuar me Ersën, një grua turke. Çifti kishte 2 vajza, Mahsen dhe Besira.
Abdulalim u arrit të nxirrej nga rrënojat pas disa orëve. I mbuluar nga pluhuri, njërin sy e kishte të fryrë, ishte i dehidratuar dhe kishte nevojë për ndihmë mjekësore. Por ai shpëtoi.
Familja e tij nuk pati të njëjtin fat. Në tokë qëndronin tre trupa të pajetë të mbështjellë me batanije: Esra, Mahsen dhe Besira.