9/23/2025 10:25:20 AM

Një histori nga Holokausti: Dhoma e fshehtë që shpëtoi jetën e një vajze të vogël

Duhet të lexoni

Një vepër e rëndësishme e piktorit rus Vasil Kandinski mund të shitet për një shifër rekord në Londër pas disa javësh. Por pas shitjes qëndron tragjedia dhe heroizmi i një familjeje, e gjitha e përshkruar në një ditar të papublikuar, shkruan “BBC”.

Ai nis me një vajzë të vogël që fshihet në një dhomë sekrete. Një grua i thotë “rri urtë, shumë urtë, mos bëj zë, askush nuk mund ta dijë që je këtu, askush! Më dëgjon?” Gruaja është dadoja e vajzës, e cila kujdesej  për të në shtëpinë ku qëndronte me nënën e gjyshen.

Nëse bën zhurmë dhe dikush e dëgjon, mund të vritemi të gjithë nga gjermanët. Më kuptove?” vajza nuk e di se nuk do ta shohë më shtëpinë dhe të ëmën e gjyshen sërish. Ajo nuk e njeh këtë vend, shtëpinë e dados apo familjen e saj. Por ajo do të kalojë 2 vjet e gjysmë këtu, e fshehur në një dhomë të vogël, pa askënd veç një elefanti lodër të quajtur Xhambo dhe e gjitha për shkak të një sekreti vdekjeprurës.

Vajza e vogël, Dolli, është çifute. Është viti 1943 në Amsterdamin e pushtuar nga nazistët.

Historia e Dollit ka paralele mbresëlënëse me historinë e famshme të luftës, Ana Frank dhe në fakt, Ana fshihet në një shtëpi tjetër më pak se dy milje larg në të njëjtën kohë. Vajzat nuk e njohin njëra-tjetrën dhe nuk takohen kurrë. Ana dhe familja e saj u kapën në vitin 1944 dhe u dërguan në Aushvic. Nëna,  babai dhe gjyshja e Dollit vriten në Aushvic, por ajo mbijeton.

Tregimet e Anës  për jetën në fshehtësi, “Ditari i një vajze të re”, bëhet një nga dokumentet më të rëndësishme të Holokaustit. Historia e Dollit se si ajo ia del t’i mbijetojë luftës është ruajtur në një ditar të pabotuar, por lidhet më shumë me një vepër arti se sa një libër.

Është një kryevepër epokale moderniste dhe është qendra e një fushate për të vendosur përkatësinë e familjes së Dollit mbi një koleksion arti që e humbën gjatë luftës. Piktura do të dalë në shitje më 1 Mars dhe mund të arrijë vlerën e 42 milionë Dollarëve, një rekord botëror për artistin që e krijoi.

Ata thonë se çdo pikturë rrëfen një histori dhe kjo tregon historinë e familjes së Dollit, kush ishin dhe çfarë iu ndodhi. Vepra është Murnau mit Kirche II, e pikturuar më 1910 nga mjeshtri rus Vasil Kandinski. Ajo varet dikur në vilën elegante ku jetonin gjyshërit e Dollit, në Potsdam, jashtë Berlinit.

Në kujtimet e saj, Dolli përshkruan një skenë të dëshpëruar teksa prindërit e saj ia besuan vajzën e tyre dados Ana ndërsa bënin maksimumin për ta mbrojtur nga tmerri që do të ndodhte.

Ishte natë e vonë, unë isha në gjumë kur zëri i butë i nënës sime më zgjoi. ‘Dolliçen, duhet të zgjohesh tani. Nuk ka zbardhur ende’. Ajo erdhi dhe u ul në shtratin tim e më pas edhe babai im. Ata thanë se duhet të largoheshin për dy javë sepse gjermanët kështu donin, por më pas do të ktheheshin… zilja e derës papritur ra fort dhe gjatë dhe babai im hapi derën. Tre oficerë të policisë naziste hynë brenda, me këpucët e tyre që bënin një zhurmë të fortë kërcitjesh. Ata bërtisnin me zë të lartë dhe të ashpër të gjitha llojet e urdhrave që të gjithë të nxitonin: ‘Shpejt, shpejt, ndryshe do të qëllojmë!’ U fsheha  pas Anës dhe isha e frikësuar, shumë e frikësuar”.

Prindërit e Dollit u kapën. Kjo ishte hera e fundit që ajo do t’i shihte. Ditën tjetër ajo përshkoi e vetme  rrugën e rrezikshme përmes qytetit për në shtëpinë e Anës. Nazistët i detyronin hebrenjtë si Dolli që të mbanin një yll të verdhë por Ana e kishte shqepur nga xhaketa e vajzës dhe i kishte thënë se tani ajo duhet ta thërriste teze. Një pjesë e shtëpisë së Anës shërbente si dhomë vizitash mjekësore dhe kishte një aneks të vogël e të fshehur.

Kjo u bë shtëpia e Dollit për 30 muajt e ardhshëm.

Ajo kishte dy libra, një Bibël fëmijësh dhe disa përralla, që i lexonte e rilexonte.  Një poster i zbehur që shkruante “Zoti sheh gjithçka”varej në mur dhe Dolli pyeste veten se si ai mund t’i shihte të gjithë, përfshirë atë.

Në mbrëmje kur kishte vizita, unë duhet të qëndroja në errësirë gjatë vjeshtës e dimrit. Shpesh shtrihesha  në dysheme dhe numëroja këmbët e pacientëve që prisnin nëpërmjet një të çare të derës”.

Vetmia e saj thyhej nga tmerri i kontrolleve policore. Ana e fshihte Dollin poshtë pllakave të dyshemesë ose në një raft nën lavaman. Ajo bëhej ‘e padukshme’ mes koshave e shtupave.

Kur oficerët gjermanë hynin në kuzhinë, Ana luante të pafajshmen. Ajo bënte humor gjerman dhe i sillte rrotull me një gisht, por sapo ata largoheshin, ajo binte si leckë e lagur dhe dridhej e tëra”.

Për një vajzë të vogël, një nga gjërat më të vështira ishte të rrinte urtë, kështu që kur forcat aleate çliruan Amsterdamin më 1945 dhe Dolli nuk fshihej më, lumturia dhe çlirimi i shprehej edhe në zhurmat e përditshmërisë.

Si shumë të tjerë nuk kisha këpucë. Ky problem u zgjidh me ca nallane druri që krejt papritur shiteshin ngado. Një shollë druri dhe dy rripa. E adhuroja kërcitjen. Më lejohej të isha aty dhe çdokush mund ta dëgjonte dhe i lejohej ta dinte. Lejohesha të jetoja sërish, plotësisht e gjallë”.

Dolli jetoi deri në të 70-at dhe duke gjykuar nga ditari i saj, e shijoi jetën.

Piktura Murnau mit Kirche II është një nga më të rëndësishmet e Kandinskit sepse vjen nga një periudhë e artit të tij kur po hynte në gjininë abstrakte, e cila do të kishte një ndikim shumë të madh në shekullin XX. Historianët e artit thonë se piktori kishte dhuntinë e sinestezisë: ai mund të shihte një ngjyrë dhe të dëgjonte muzikë.

Duket e drejtë që kryevepra e tij e humbur dhe e gjallë të lidhet me historinë e një vajze të vogël që gjente lumturinë në muzikën e përditshme të hapave në rrugët e çliruara./ KultPlus.com

 

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate