11/15/2025 10:35:33 AM

Kapërcimet e (jashtë)zakonshme të Albin Kurtit

Duhet të lexoni

Nga Lirim Mehmetaj

Winston Smith është personazhi kryesor në novelën e famshme të George Orwell, me titull “1984”.

Në fiksonin despotik të Orwell-it, Winstoni punon në Ministrinë e të Vërtetës. Ai aty rishkruan të dhëna historike që i përshtaten pushtetit në versionin që vazhdimisht ndryshon për të kaluarën.

Çfarë saktësisht bën Winston është që u rikthehet shkrimeve në gazetën shtetërore, shikon se cilat prezantojnë huqje të liderit nga e kaluara, i rishkruan për t’i përshtatur për realitetin aktual dhe të vjetrat digjen në furrat që njihen si “vrimat e memories”.

Puna e Winstonit mundëson që lideri të ketë vazhdimisht të drejtë, sepse vazhdimisht korrigjohet historia derisa populli është i detyruar ta pranojë këtë konsistencë fiktive, sepse ajo thuhet në gazetën zyrtare.

Pothuajse 10 vjet aktivitet i Lëvizjes Vetëvendosje shkoi në furrën e “vrimës së memories”, kur databaza e fjalimeve, shkrimeve, takimeve dhe konferencave u zhduk nga faqja zyrtare e partisë në momentin që erdhi në pushtet.

Në një nga këto shkrime të zhdukura tashmë, ekzistonte edhe një fjalim i Albin Kurtit, atëherë opozitar, i cili tregonte se cilat janë llojet e kushteve që pa plotësimin e tyre nuk bën as të takohet ndonjë qeveritar i Kosovës me palën serbe, aq më pak të futet në dialogim.

Vetë dialogu me Serbinë ishte mëkat që s’kapërdihet, sepse Serbia as s’kishte kërkuar falje, as s’kishte kthyer të pagjeturit e vrarë në luftë, as s’kishte paguar dëmet e luftës dhe kishte vjedhur regjistrat nga Kosova.

Fatmirësisht “Winstoni” nuk arriti dot ta editojë videon që qarkullon në internet, ku Kurti artikulon kërkesat që i shtrohen si kushte Serbisë.

Kushti i parë, Juridik dhe Legal, Serbia ta ndryshojë kushtetutën, ta pranojë pavarësinë e Kosovës; kushti i dytë humanitar dhe moral, të na i kthej të pagjeturit dhe të na kërkojë falje për krimet e kryera; kushti i tretë i drejtësisë, të na i dorëzojnë atë mijëra kriminelë që i kanë bërë vrasjet dhe torturat në Kosovë; kushti i katërt është kushti politik, Serbia duhet të pushojë me shtypjen dhe diskriminimin e shqiptarëve në luginë të Preshevës dhe kushti i pestë, është kushti i zhdëmtimit, shtëpitë e rrënuara dhe shkatërruar, traktorët e plaçkitur, bagëtitë që i kanë vrarë, këto janë miliarda euro, nuk është paguar as një cent… Pa plotësimin e këtyre pesë lloje të kushteve ne nuk kemi pse të takohemi e lërmë të dialogojmë e negociojmë me Serbinë”, thotë Kurti në fjalimin e tij pasionant para qytetarëve.

Tashmë e ditur, në momentin që Kurti u votua kryeministër pranoi të udhëtojë për në Bruksel pa u plotësuar këto kushte. Saktësisht, asnjë nga kushtet e renditura nuk është marrë parasysh.

Mendohej se platforma e diskutimeve me ndërmjetësimin e Brukselit do braktisej po ashtu, sepse Kurti e kishte shpallur si të gabuar dhe që nuk kryen punë, por prapë u vazhdua negocimi në mënyrë identike.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate