12/19/2025 2:52:25 AM

Tri këshilla qysh me kthy entuziazmin në punë

Duhet të lexoni

Nëse keni rënë në rutinë, mos u dekurajoni. Ju ende mund të rigjeni atë që doni më shumë dhe të rizbuloni pasionin, energjinë dhe entuziazmin.

1.Reflektoni

Shkruani në një ditar për pesë minuta pa ndërprerje se çfarë ju entuziazmon. Më pas përgjigjuni dy pyetjeve: ç’ju pëlqen të bëni më shumë dhe ç’ju pëlqen të bëni më shumë në punë? A ka ndonjë mbivendosje mes këtyre dy listave. Reflektoni për disa minuta rreth gjërave që keni arritur në punë deri më tani. Lërini mendimet të rrjedhin lirisht. Mos i ndryshoni ato dhe mos e gjykoni atë që shkruani. Gjithë kjo mund t’ju ndihmojë të kuptoni se cili është shkaku i zbehjes së pasionit tuaj. Kjo mund t’ju frymëzojë të rinisni projekte që njëherë e një kohë ju sillnin gëzim, shkruan ekonomiaonline.

2. Identifikoni sfidat tuaja

Bëni një bilanc të mendimeve që ju kalojnë në mendje në një orë. Jeni sarkastik apo pozitiv? A përqendroheni te problemet apo te zgjidhja e tyre? Çfarë ju bën të ndiheni optimist? Mendoni atë që mund të dëshironi ose mungesën në punë që mund t’ju ushqejë mendime negative. A jeni i mbingarkuar me përgjegjësi apo keni nevojë për përqendrim dhe mbështetje? Apo thjesht nuk ju pëlqen puna që bëni? Jini të ndershëm me veten në identifikimin në mënyrë të qartë të problemeve tuaja unike. Pasi të kuptoni sfidat tuaja ju do të vendosni që nëpërmjet veprimeve tuaja t’i kapërceni ato.

3. Përqendrohuni te gëzimi

Gjeni mënyrat që ta bëni të gëzueshëm objektivin tuaj. Ndoshta mund të mos jeni të aftë të ndryshoni çdo aspekt në rolin tuaj në punë apo në vendin e punës. Megjithatë, me siguri ka gjëra në çdo detyrë që përmbushni që ju bëjnë të ndiheni krenarë apo të kënaqur. Mendoni atë që ju bën krenarë dhe shmangni mendimet që ju bëjnë të palumtur. Nëse keni një projekt që do të donit t’i riktheheshit, merrni kohën tuaj. Ndërmerrni nismën dhe lini dyshimet që keni për veten dhe shkoni pas asaj që ju bën të lumtur.

Nëse nuk keni motivim në punën tuaj, regjistrohuni në një kurs për të mësuar aftësi të reja. Aftësitë e reja do t’ju japin më shumë vlerë në rolin tuaj aktual. Ato gjithashtu mund t’ju shtyjnë në një drejtim të ri apo të ngriheni në detyrë.

Reflektoni periodikisht për interesat dhe pasionet tuaja për të identifikuar mënyrat në të cilat mund të rriteni dhe të ndiheni të angazhuar. Kur ju të kuptoni dhe të nisni të bëni me gjërat që ju japin energji dhe gëzim, atëherë do të zbuloni që pasioni juaj është rindezur.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate