Grupi “Jonas Brothers” u nderua me yll në shtegun e të famshmëve në Hollywood. Tre vëllezërit që e përbëjnë grupin, Kevin, Nick, dhe Joe, ishin të pranishëm në ceremoninë e zbulimit të yllit.
“Ky ka qenë një rrugëtim i çmendur dhe ne jemi shumë mirënjohës që kemi mundësinë ta ndajmë këtë pasion të muzikës për kaq gjatë me botën. Kemi kaluar shumë ulje-ngritje, por gjatë gjithë kësaj kohe kemi mbetur vëllezër dhe i kemi qëndruar besnik pasionit tonë për muzikën. Andaj dëshirojmë ta shfrytëzojmë këtë moment për t’i falënderuar prindërit tanë për mbështetjen dhe dashurinë e tyre të palëkundur. Ata kanë qenë gjithmonë tifozët tanë më të mëdhenj dhe kanë qenë me ne në çdo hap të rrugëtimit”.

FOTO: PEOPLE
Gratë e secilit anëtarë të grupit, Sophie Turner, Danielle Jonas dhe Priyanka Chorpa, po ashtu e ndoqën ceremoninë, transmeton Kult Plus.
Nick ishte ai i cili e përmbylli atë duke e paralajmëruar lansimin e albumit të ardhshëm, “The Album”, në maj të këtij viti.