Të jesh beqar/e në ditën e Shën Valentinit është njëlloj si të jesh beqar në çdo ditë tjetër të vitit – nuk është aspak një çështje e madhe. Pavarësisht nëse jeni beqar sipas zgjedhjes (po, kjo është një zgjedhje reale dhe e vlefshme që bëjnë njerëzit!), ose jeni duke kapërcyer një ndarje ose keni ngecur në një situatë të paqartë, nuk ka asgjë të çuditshme të mos kesh një partner romantik në ditën e Shën Valentinit apo ndonjë ditë tjetër. Thënë kjo, është e natyrshme të pyesësh se çfarë saktësisht duhet të bësh me veten kur je beqar në një festë që ka të bëjë me të qenit çift. Keni dy mundësi. Ose mund ta injoroni plotësisht festën ose mund ta përdorni si një justifikim për të festuar marrëdhëniet kuptimplota, nëse jo domosdoshmërisht romantike që keni në jetën tuaj. Me fjalë të tjera, të jesh beqar në ditën e Shën Valentinit do të thotë që të kalosh një ditë të tërë duke bërë çfarëdo që dëshiron. Në rast se keni nevojë për pak frymëzim, këtu janë një sërë mënyrash se si mund të përfitoni sa më shumë nga 14 shkurti.
Provoni një recetë të re që e keni dashur gjithmonë – Thonë se “rruga për në zemrën e një burri është përmes stomakut të tij”, por e vetmja zemër që ka vërtet rëndësi këtu është e juaja. Bëni diçka të shijshme për veten tuaj.
Ose dilni për darkëme shoqet apo shokët tuaj beqarë në restorantin tuaj të preferuar. Ju jeni Shën Valentini juaj më i madh!
Shkoni në një takim të parë – Ok, e di që po flasim se si të jesh beqar në ditën e Shën Valentinit, por edhe ai/ajo që flet në rrjete sociale është beqar/e (mesa duket!) dhe me shumë gjasa nuk ka plane më 14 shkurt. Përfitoni nga atmosfera e Shën Valentinin dhe shkoni në një darkë, dilni për një pije, apo për tu argëtuar!
Bëni diçka që ju pëlqen – Ju nuk keni pse të uleni dhe të shikoni teksa bota përreth jush feston dashurinë. Nëse ka diçka që gjithmonë keni dashur të mësoni, kjo është dita më e mirë për të dalë dhe për ta bërë atë. Pavarësisht nëse është një klasë gatimi, një orë gjuhe, apo edhe një orë stërvitje, përqendrimi te vetja dhe vënia e kësaj energjie në një aftësi të re është një mënyrë e shkëlqyer për të derdhur gjithë atë dashuri në trurin tuaj.
Blejini një dhuratë vetes – Keni nevojë për bizhuteri të reja? Rroba? Makeup? Asgjë nuk ndihet më mirë sesa t’i dhurosh vetes diçka që e di se do ta duash. Sipas fjalëve të Ariana Grande, “E dua? E mora.”
Burimi: Cosmopolitan