9/22/2025 3:02:53 AM

Rohde: Nuk ka garanci se në fund të dialogut Kosovën e njeh pesëshja mosnjohëse e BE’së

Duhet të lexoni

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë Jorn Rohde ka folur për angazhimin e Bashkimit Evropian në dialogun Kosovë-Serbi dhe përpjekjet për arritjen e një marrëveshje finale për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.


Rohde në RTV Dukagjini ka folur edhe për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe si dhe rolin e Gjermanisë në këto tema.

“Ne me këtë propozim po dëshirojmë që të dalim nga kjo krizë dhe nuk dëshirojmë të humbim shumë kohë. Duhet t’i tejkalojmë çështje si targat, apo largimin e serbëve nga institucionet, duhet të shohim një fotografi më të madhe të zgjidhjes së problemit”.

Ai tha se shpreson që Kosova do ta kapë momentumin dhe të ecim drejt këtij hapi të madh drejt normalizimit.

“Nuk duhet të shpenzojmë energji për çështje të tjera siç janë fushata për tërheqjen e njohjeve apo çështje tjera si targat apo stikerat. Këta probleme duhet të tejkalohen dhe të ecim tutje”.

Ambasadori gjerman tha se është mirë që disa gjëra po mbahen konfidenciale, në mënyrë që të mos akuzohen qeveritë në Kosovë apo Serbi.

Duke folur për pesë shtetet mosnjohëse të BE-së, ambasadori Rohde ka thënë se as me marrëveshjen finale nuk mund të ofrohen garanci për këtë gjë.

“Nuk mund të garantojmë për vendimet e vendeve tjera të BE-së. As BE-ja nuk mund të garantojë për pozicionin e Gjermanisë për ndonjë çështje. Megjithatë ne po bëjmë përpjekje që të lëvizim të në drejtim të njohjeve nga këto vende. Megjithatë nuk mund të ketë garanci ligjore se do të sjellim këto njohje. Edhe Lajçaku ka folur me shtetet mosnjohëse të Kosovës dhe kjo është një përpjekje e përbashkët ta çojmë këtë temë përpara”.

Rohde megjithatë thotë se nga përvoja e së kaluarës njohja do të vijë në fund të procesit.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate