9/21/2025 2:59:36 AM

Ilir Meta: Rama kishte tjetër skenar në mëndje me rrahjen e Berishës, por ne ia dështuam planin

Duhet të lexoni

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta thotë se goditja e ish-kryeministrit Sali Berisha gjatë protestës ishte një skenar i mirëorganizuar nga kryeministri Edi Rama.

Sipas tij, kreu i qeverisë shqiptare kishte menduar se protesta do të agravonte në forma të tjera pas goditjes së liderit të opozitës.

Në një intervistë për emisionin “Kontrast”, Meta tha se e gjithë situata u menaxhua nga opozita, duke e dështuar planin e Ramës.

Meta: Nuk ka pasur asnjë ide për probleme nga opozita. Qeveria ka qenë e vetmja, që i ka fryrë idesë së provokimeve. Opozita ka vepruar në mënyrën më paqësore dhe demokratike. Kështu veproi gjatë gjithë manifestimit. Nuk kishte qëllim nga opozita për të krijuar një tension të tillë, ndërkohë që Tirana priste samitin. Si qytetarë europianë, shqetësimet i kishim ndaj qeverisë.

Ajo që ka ndodhur, padyshim që është një inskenim mafioz. Këtë e tregojnë rrethanat ku pas këtij agresioni u vendos në shërbim të krimit dhe alibive, një aparat i tërë propagandistik. Për fat të mirë, ai incident mbeti i izoluar. Të gjithë e kanë të qartë kush e ka fajin.

Pyetje: Çfarë interesi do kishte Rama që mund të çonte në atë që ndodhi? Nuk është se përfitonte nga kjo ngjarje.

Meta: Sigurisht që nuk ka ndodhur ajo që ka pritur Rama. Ka pritur variante të tjera, që u evituan nga menaxhimi i kujdesshëm i situatës nga opozita dhe Berisha. Ne e dimë shumë mirë që ngjarja mund të shkonte në drejtime të tjera, sipas asaj që do dëshironte Rama. 

Autori është vetëm një, Edi Rama, është porositësi i këtij atentati kundër Berishës. Gjuha e tij e dhunës dhe gjithë mjetet që ka pasur në dispozicion i ka përdorur për të goditur opozitën, pluralizmin politik. Ka treguar qartë se nuk i interesonte integrimi europian i vendit. Për të nuk është qëllim integrimi europian, dhe provokimi i opozitës. Ishte një skenar shumë i lexueshëm për ne dhe tashmë i dështuar.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate