9/17/2025 3:44:22 PM

Helena e Trojës, bukuria fatale: Kush ishte në të vërtetë gruaja për të cilën u bë lufta e Trojës?

Duhet të lexoni

Një pre e bukur, bionde, e zbehtë si mermeri, viktimë delikate e dëshirës së të tjerëve? Jo. Një gërnjare gjysmë-nudo, me një bukuri që ishte çdo gjë, përveçse klasike, e megjithatë me kaq shumë influencë, sa bën të vihen në lëvizje ushtri të tëra. Është ky, sipas historianes angleze Bettany Hughes, portreti më i mundshëm i femrës fatale të lashtësisë: Helena e Trojës, gruaja për të cilën flet Homeri tek Iliada, më shumë sesa 3 mijë vite të shkuara, e cila bëri të shpërthejë lufta midis grekëve dhe trojanëve.

Princeshë pa flokë

“Helena është një personazh mitik, por personazhi i saj mund t’i ketë rrënjët tek njëra prej mbretëreshave spartane të shekullit XIII para Krishtit”, shpjegon studiuesja, autore e një investigimi të gjatë në këtë fushë. Vendi ku duhet të kërkojmë Helenën e vërtetë nuk është pra Troja (vendi që sot ndodhet në Turqi, e që në tregimin e Homerit ishte vendbanimi i saj pas rrëmbimit nga Paridi), por Sparta, ku e reja do të bëhej sovrane në krah të burrit, Menelaut.

“Për shumë vite është menduar që pallati i Menelaut duhej kërkuar mbi kodrinën e Terapne-së, jashtë Spartës, ku janë restauruar 300 statuja të lidhura me kultin e Helenës”, tregon Hughes. “Sipas disa arkeologëve grekë, gërmimet e fundit të bënin të mendoje që mbetjet e Lacedemone-s, kryeqytet i Peloponezit jugor në përfundim të epokës mikenase, gjenden në Pellana, 25 km në veri të Spartës”.

Këtu, kur mbushnin moshën 12 vjeç, vajzat e 3.200 viteve të shkuara ishin në moshë për burrë, dhe Helena nuk bënte përjashtim. Vetëm atëherë do të kishte mundësi t’i rritej floku i lëmuar, siç e kanë përshkruar për shekuj të tërë, poetë e piktorë. Fillimisht, kish qenë pa flokë. “Në afresket mikenase, gratë që i përkisnin sërës së lartë, mbanin deri në adoleshencë kokën e rruar, përveç një kaçurreli ose një bisht kali të shkurtër”, tregon studiuesja.

Tradicionaliste

Cold Blast Will Mean Record-Breaking Low Temps Across Eastern USKeep Watching

“Dimë shumë pak për edukimin e vajzave spartane në vitin 1200 para Krishtit”, thotë Marxiano Melotti, docent i Metodologjisë së kërkimit arkeologjik në Universitetin e Milanos Bicocca, “por mund të merret me mend që disa kostume të Spartës arkaike, shumë tradicionaliste, tregojnë se janë përdorur shumë më herët”. Dimë për shembull që spartanet e shekullit të VII para Krishtit ushtroheshin në luftim si meshkujt, duke luftuar të zhveshura, trup më trup.

Fisnike, e destinuar për një karrierë prej priftëreshe, por edhe të bëhej grua e nënë, princesha ishte “iniciuar” në kulte të shfrenuar, që lidheshin me fertilitetin. Të izoluara për periudha të gjata midis pyjeve dhe në male, adoleshentet spartane hynin në kontakt me hyjninë përmes muzikës dhe vallëzimit, ndërkohë që mësonin për përdorimin e bimëve mjekësore, si lulëkuqja e opiumit, e cila rritej spontanisht në Peloponez. “Gratë e epokës së vonë të bronzit ishin ndërmjetëset e privilegjuara nga Zotat. Dhe kulti bëhej i gjithi njësh me çështjet tokësore”, shpjegon Hughes.

Me influencë dhe në moshë pjellorie, vajza ishte një rast i shkëlqyer. Spërkatur me vaj ulliri, me lëkurën e të gjithë trupit të “zbardhur” nga një krem me oksid plumbi, dhe e mbuluar nga tatuazhe me ngjyra të forta, sytë e trukuar rëndë me të zezë e me rozë, dhe me trup të qarkuar nga shtresa të ndryshme linoje blu dhe të purpurt, e mbushur me gurë të çmuar, por me gjoks të zhveshur, kështu do të jetë shfaqur para dhëndrit të ardhshëm. Menuja e banketit të dasmës? Supë thjerrëzash me kukuma, simite me miell qiqrash, të pjekura me fruta, dhe (vetëm për të ftuarit VIP) derr dhe dre i pjekur.

Por çfarë rrëmbimi! Oborret mikenase të shekullit XIII para Krishtit prisnin shpesh të huaj dhe trojani Parid, për të cilin flet Homeri, mund të ishte njëri nga këta. “Të rinjtë aristokratë ishin “mall diplomatik”, vazhdon Hughes, “dhe ndodhte që mikpritja të nënkuptonte edhe shkëmbimin e grave”. Por ka edhe më. Sipas një tradite që daton me poeteshën Saffo (shekulli VII-VI para Krishtit), në Spartën e lashtë ishte përhapur poliandria (korresponduesja femërore e poligamisë), një praktikë origjina e së cilës daton pikërisht me këtë arratisje për dashurinë (dhe jo me rrëmbimin) e Helenës.

Ajo që është e sigurtë, është se shkuarja në luftë për një grua, tre mijëvjeçarë më parë, nuk ishte kaq e rrallë, siç e provojnë edhe shumë dëshmi të shkruara. E dimë për shembull që diku rreth 1230-ës para Krishtit, mbretëritë e Ugarit dhe të Amurru-së (në Sirinë e sotme) rrezikuan të shkatërroheshin për hir të princeshës së Amurru. Kjo jepet për martesë tek mbreti i Ugarit për të forcuar aleancën midis dy qytet-shteteve, por iu dërgua mbrapsht dërguesit, ndoshta duke mos dashur të konsumonte martesën. 

Storica

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate