9/18/2025 10:24:04 PM

Edhe qentë mund t’i shëtisni në mënyrën e gabuar

Duhet të lexoni

Bota është e ndërtuar sipas standardeve njerëzore, kështu që shpesh harrojmë ose nuk jemi fare të vetëdijshëm se në të jetojnë qenie që udhëhiqen nga rregulla të ndryshme

Ingrid Newkirk, kryetare e organizatës më të madhe për mbrojtje të kafshëve PETA, ka tërhequr vëmendjen se ne mund të shëtisim gabimisht qentë.

Newkirk thotë që ka dy rregulla të cilat do të duhej t’i respektonim kur është fjala për shëtitjen e qenit, shkruan Msn.

Rregulli i parë: Kujdesuni për sigurinë e kanakarit tuaj

“Kjo është një botë ku dominojnë njerëzit. Duhet patjetër të kujdesemi për qentë tanë. Për shkak të sigurisë së tyre duhet t’i shëtisim me kapistër. Rripat dhe qaforet nuk janë zgjidhje e mirë. Qaforet mund të shkaktojnë probleme të shumta”, thotë Newkirk.

Rregulli i dytë: Mos e nxitoni qenin tuaj

“Lëreni të shëtisë duke nuhatur. Kjo është mënyra me të cilën ata lexojnë lajme, është interneti i tyre. Mos i tërhiqni vazhdimisht”, shpjegon në mënyrë figurative kjo aktiviste.

“Është me rëndësi që për qenin dalja në shëtitje është më shumë se shkuarja për kryerje të nevojës. Për ta shëtitja është një piknik, ekskursion. Ky është rasti special për qentë, të jenë jashtë, të nuhasin dhe të hulumtojnë”.

“Qentë nuk duan të jenë të mbyllur gjatë gjithë ditës në një dhomë, me këmbë të kryqëzuara duke pritur të dalin jashtë”, shton ai.

Mbani parasysh këto dy këshilla të dobishme. Nëse i zbatoni ato, do ta bëni kafshën tuaj të lumtur, dhe kështu do ta bëni atë të qëndrojë në jetën tuaj shumë më gjatë.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate