Këngëtari i njohur turk, Ibrahim Tatlises ka pësuar aksident trafiku.
Sipas mediave turke të cilat kanë publikuar edhe fotografi nga vendi i ngjares, njoftojnë se një minibus është përplasur me një kamionçinë në lagjen Bodrum të Mugla.
Tatlises dhe 5 persona të tjerë, raportohet se janë dërguar në spital.
Minibusi, i cili përfshinte artistin Ibrahim Tatlises dhe vajzën e tij, u përplas me një kamion në rrugën Bodrum Yalikavak dhe u përmbys në park.
Ekipet e shëndetësisë, zjarrfikësve dhe policisë janë dërguar në vendngjarje me njoftimin e personave përreth.
Ekipet që kanë dalë në vendngjarje kanë nisur punën për të shpëtuar këngëtarin, i cili ka mbetur i ngecur në minibus.
Mësohet se Tatlises, i cili u nxor nga automjeti si rezultat i punës së ekipeve, dhe 5 personat që e shoqëronin ishin në gjendje të mirë shëndetësore, njofton TRThaber, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se Tatlises ishte qëlluar dhe plagosur rëndë në një sulm në Stamboll në mars të vitit 2011.
Artisti në atë kohë sapo kishte dalë nga zyrat e kanalit privat turk Beyaz TV me zëdhënësen e tij, e cila gjithashtu u pati qëlluar.
Pasi ka kryer disa operacione, ai ka mbetur pjesërisht i paralizuar.