1/2/2026 8:21:46 PM

Kurti: Më 1 shtator ose do të lëshohen dokumente hyrje/dalje nga Kosova e Serbia ose nga asnjëra

Duhet të lexoni

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se më 1 shtator ose do të lëshohen dokumentet për hyrje/dalje edhe nga Serbia edhe nga Kosova ose nuk do të lëshohen nga asnjëra palë.

Ai tha se Kosova e ka shtyrë zbatimin e këtij vendimi si gjest i vullnetit të mirë karshi kërkesës së partnerëve ndërkombëtarë, por ka thënë se një gjë e tillë nuk mund të bëhet në vazhdimësi.

Ne kemi bërë një koncesion të madh në datën 31 korrik që vendimi që do të duhej të zbatohej nga 1 gushti të fillojë nga 1 shtatori, natyrisht pasi të hiqet edhe barrikada e fundit dhe pasi për këtë të më njoftojë Policia e Kosovës dhe pasi që në ndërkohë janë lëshuar dokumentet e hyrje/daljeve në të gjitha vendkalimet kufitare. 2679 dokumente janë lëshuar, asnjë incident, asnjë ankesë. 20 sekonda mesatarisht në mënyrë fort efikase meqë gjithçka kryhet në mënyrë elektronike sa i përket marrjes së të dhënave dhe kemi dëshmuar që 1 gushti do të ishte një ditë krejtësisht e zakonshme në kontrast me 31 korrikun”.

Shtyrja nuk ka ndodhur në mënyrë që shtyrja të bëhet principi. Shtyrja nuk është principi – gjest i vullnetit të mirë karshi brengave të partnerëve ndërkombëtarë se ka pasë një fushatë të madhe të dezinformimit përgjatë gjithë muajit korrik. Po e luftojmë dezinformimin, po e rrisim informimin dhe me datë 1 shtator do të kemi njërin prej dy skenarëve – ose nuk do të ketë dokument hyrje/dalje as në Serbi e as në Kosovë ose do të ketë në të dyja. Kur ne themi që po bëjmë dialog për marrëveshje mendojmë marrëveshje për normalizimin e plotë të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë që është ndërkombëtarisht dhe ligjërisht e obligueshme dhe një marrëveshje e cila e ka në qendër njohjen reciproke”, tha ai në konferencën për media pas mbledhjes së qeverisë.

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate