9/21/2025 5:37:53 AM

Sherri i bujshëm me Ledion Liçon, Noizy bën mea-culpa pas 6 vitesh: Ishte e nxituar nga ana ime

Duhet të lexoni

Rigers Rajku, i njohur me emrin e artit Noizy, ka folur për herë të parë rreth sherrit të bujshëm me Ledion Liçon, të ndodhur gjashtë vite më parë.

Reperi ishte ditën e sotme i ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel, ku ka sqaruar statusin e bërë në rrjetet sociale vite më parë, ku shpërtheu ndaj Ledion Liços.

Noizy u shpreh se ka qenë diçka e thënë në nerva e sipër, por me moshën sipas tij ndryshojnë shumë gjëra.

Reperi shtoi se pajtimi me Ledion Liçon duhet të kishte ndodhur më shpejt, por nuk ka pasur kohë të reflektojë, ndërsa shton se “ndikon dhe mosha”.

Pjesë nga intervista:

Isli: Vjen shpesh këtej?

Noizy: Në stadium vij shpesh dhe te një dyqan i imi. Nuk e kam ditur që jeni këtu, ngjan shumë bukur. Urime për studion e re

Isli: Të kanë shkruar fansat për ardhjen në emision?

Noizy: Më kanë shkruar pafund për ardhjen këtu.

Isli: 6 vite ku një marrëdhënie nuk ka ekzistuar, çfarë ndodhi?

Noizy: Jemi rritur, 6 vite nuk janë as shumë as pak. Ideja është të bësh gjëra të bukura, me energji të pastër. Kjo nuk ndodh nëse e mbajmë mendjen tek e kaluara. Duke bashkuar forcat bëhen gjëra të mëdha. Dy forca të mëdha të bëhen bashkë për një gjë të madhe si “Alfa Show”

Top Channël është nëna e shumë artistëve. “Top Fest” është skena e parë që kam marrë pjesë dhe është e Top Channel. U bë çfarë u bë, nuk jam këtu për të thënë i kujt është faji. Të ecim para, të hapim një epokë të re.

Isli: Ti e di që të ndjekin një numër i jashtëzakonshëm fansash, kryesisht të rinj, por edhe mosha të mëdha. Postimi jot ishte fyes ndaj institucionit dhe Ledion Liços. Kjo është mënyra që u dalim për zot fjalëve që kemi thënë. E ke bërë këtë analizë?

Noizy: Mund të kishte ndodhur më shpejt ky pajtim. Por angazhimi i mbingarkuar nuk ka lënë kohë për të reflektuar. Gjatë gjithë vitit, maksimumi që jam në Shqipëri është 3 ditë. Kjo rutinë është çdo javë.

Isli: Ke pasur mundësi të flasësh me Ledion Liçon?

Noizy: Jo, nuk kam pasur. E kam menduar të komunikoj. Nuk kam qenë asnjëherë kundra të pajtoheshim. Ndoshta ishte pak e nxituar nga ana ime. Mund të ishte bërë pak më ndryshe, por në nerva e sipër nuk e kontrollova veten. Thashë faji mbeti në prehrin tim.

Isli: Në gjithë këtë komunikimin nga larg, secili artist shkruan çfarë të dojë në rrjetet e tij sociale. Mund ta hedhë poshtë apo të mbajë përgjegjësi për atë çfarë tha. Statusi jot ishte homofob, ke frikë nga homofobia?

Noizy: Thjesht ishte në nerva e sipër, nuk ka lidhje me homofobinë.

Isli: Çfarë i thua ti dhe cili është qëndrimi jot i fansave që shkruajnë komente negative te njëri-tjetri?

Noizy: I kam lexuar shpesh. Kur je me nerva mos i kthe përgjigje askujt. Mami më thotë kur je me nerva numëro deri në 10, kur je shumë më nerva deri në 100

Isli: Para 6 vitesh ke numëruar deri në 3, po tani ke kapur 5-6?

Noizy: Nuk e di. Kur më del nga llafi, unë tjetërsohem. Ndoshta kjo është ajo alfa ime. Duhet të kesh durim kur jemi me nerva, që të mos përgjigjesh.

Isli: Kemi parë një Noizy që ka vendosur që të rregullojë marrëdhënie që dikush nuk mendonte se do të rregulloheshin. Gjithë ky pozitivitet, për këdo që pyet nga buron? Ka ndryshuar diçka?

Noizy: Gëzoj 35 vjet, kur kemi mundësi pse mos të gëzojmë dashuri dhe mbështetje nga njerëz që dikur ke pasur respekt. Ndodhi çfarë ndodhi, por preferoj dashuri mbi urrejtjen. Besoj ka të bëjë edhe mosha.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Jozi ofendon shumë keq Gjestin, priten të merren masa drastike

Pak ditë para finales së Big Brother VIP Albania 4, një situatë e tensionuar ka rikthyer në qendër të vëmendje ...

Nuk përmbahet Rozana, hedh në pishinë Loredanën!

Atmosfera në oborrin e “Big Brother VIP Albania” u ndez nga batutat dhe të qeshurat, ndërsa Rozana Radi dhe Loredana Zefi k ...

Aferdita Paqarada shfaqet e zhveshur si asnjëherë më parë

Afërdita Paqarada është ndër më të komentuarat në media rozë.Ajo merr vëmendje nga fotot e ndryshme q&eum ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate