Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Francë, ku 15 fëmijë kanë përfunduar në spital me plagë të rënda pas një aksidenti në një fermë hipizmi.
Mediat franceze raportojnë se në nj kamp veror në Vitre, disa mëza morën përpara duke i plagosur fëmijët, që kishin shkuar për të mësuar kalërimin. Gjithçka ka nisur kur tufa e mëzave ishte duke ecur në një nga fushat e fermës por papritur u kthyen mbrapsht të trembur, duke marrë para fëmijët që po i ndiqnin. Me galopim, mëzat u shkaktuan plagë të rënda fëmijëve, teksa 3 prej tyre janë në gjendje shumë të rëndë në spital.
Fëmijët morën plagë në fytyrë, kokë dhe trup nga thundrat e mëzave, ndërsa u dërguan me helikopter në spital.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen, ndërsa dyshohet se dikush i ka trembur mëzat duke provokuar reagimin e tyre.