9/23/2025 5:13:39 AM

Kurti: Ligji për Pagat nuk është shtyrë për vitin e ardhshëm, po punohet që të finalizohet sa më shpejtë

Duhet të lexoni

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka deklaruar se nuk është në dijeni për përgatitje të kërkesave për ZRRE-në nga ana e operatorëve ekonomik në kuadër të rritjes së çmimeve për faturat e energjisë elektrike.

Sipas Kurtit një përgjigje shtetërorë dhe profesionale do të ketë nga Zyra për Rregullatorin e Energjisë Elektrike.

“Së pari nuk jam në dijeni për përgatitjet e kërkesave për ZRRE nga ana e operatorëve ekonomik, pra s’jam në dijeni për këtë ato shkojnë tek zyra e ZRRE-së dhe besoj aty duhet të ketë një përgjigje shtetërore dhe profesionale”,tha ai.

Kurse Kurti u pyet nëse në kaudër të projektligjit për ndryshimet legjislative hy edhe Ligji për Pagat.

Kurti theksoi se Ligji për Pagat nuk është duke u lënë për vitin e ardhshëm, por sipas tij po punohet intensivisht që të përfundohet sa më shpejtë.

“Ndërkaq sa i përket ndryshimeve të agjendës legjislative ne e kemi bërë këtë me theks pikërisht të projektligjit që do të vie nga MINT-i lidhur me çmimet të cilat kur janë të papërballueshme për qytetarët do të duhej që të kenë një përgjigje nga ana e institucioneve. Besoj se kjo shpejt do të vie, besoj se dy javë kohë janë të mjaftueshme që MINT të më sjellë mua draftin e projektligjit përkatës.Kurse projektligji për pagat nuk është shtyrë për vitin e ardhshëm, përkundrazi po punohet që të finalizohet që sa më shpejtë të nxirret në diskutim publik”,tha ai./Lajmi.net/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate