9/23/2025 2:54:17 AM

Aeroporti i Beogradit ndërton termocentralin diellor – Përbëhet nga afro 3000 panele fotovoltaike

Duhet të lexoni

Aeroporti Nikola Tesla i Serbisë do të furnizohet me energji elektrike të prodhuar në një termocentral diellor 1 MW. Objekti u instalua pranë kompleksit të aeroportit, dhe përbëhet nga afro 3000 panele fotovoltaike të shtrira në një pllajë prej 15900 metrash katrorë.

Prodhimi vjetor i pritshëm i termocentralit diellor është rreth 1,130,000 kilovat-orë (kWh) energji elektrike e gjelbër, e mjaftueshme për të furnizuar rreth 430 familje. Investimi do të zvogëlojë emetimet e CO2 të aeroportit me 900 tonë në vit, tha operatori i aeroportit të Beogradit, anëtar i kompanisë franceze Vinci Airports, raporton SCAN tv.

Vinci ka reduktuar emetimet e CO2 me 28% që nga viti 2018 duke instaluar termocentrale diellore në rrjetin e saj të aeroporteve. Kapaciteti total i instaluar i objekteve arriti në 30 MW.

Instalimi i termocentralit PV në Beograd është pjesë e përpjekjeve globale të aeroporteve Vinci të drejtuara drejt tranzicionit energjetik.

François Berisot, CEO i Aeroportit të Beogradit, tha se me operacione të qëndrueshme, kompania përpiqet të arrijë zero emetime neto deri në vitin 2050.

Që nga viti 2018, aeroporti ka zbatuar projekte mjedisore duke përfshirë instalimin e një termocentrali me gaz natyror, një impiant të përpunimit të mbetjeve të ngurta dhe një impianti të përpunimit të ujërave të zeza, tha Berisot.

Në nëntor 2020, Aeroporti i Beogradit iu bashkua programit të Akreditimit të Karbonit të Aeroportit – ACA për menaxhimin e emetimeve të dioksidit të karbonit, dhe mori një certifikatë të nivelit 1 për objektin, ndërsa certifikimi i nivelit 2 është duke u zhvilluar. Gjithashtu, u nis një nismë për të zbatuar standardin 50001 mbi efikasitetin e energjisë, i cili do ta vendosë Aeroportin e Beogradit ndër të paktat kompani në vend që kanë lidhur operacionet e tyre me të.

Vlen të përmendet se në fillim të vitit, aeroporti Nikola Tesla vuri në punë një impiant rigjenerimi me gaz natyror për prodhimin e nxehtësisë, energjisë elektrike dhe ftohjes.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate