1. Kushtojini rëndësi Domain-eve “Top Level” si .top, .stream, .trade dhe .bid. 2. Shkarkoni vetëm aplikacione nga app store zyrtare, si Google Play Store dhe iOS App Store. 3. Kushtojini vëmendje aplikacioneve që kërkojnë autorizime të dyshimta, si akses në mesazhet e shkruara, kontakteve, fjalëkalimeve të ruajtura dhe ato që kërkojnë akses administrativ. 4. Disa aplikacione keqdashëse do të jenë shumë të ngjashme me ato që po kërkoni. Tregoni kujdes ndaj gabimeve ortografike dhe gramatikore në përshkrimin e aplikacioneve dhe në ndërfaqe, mungesës së performancës së lartë ose kur kontakti i zhvilluesit përdor postë elektronike falas. 5. Mos klikoni tek email-et e pakërkuara. 6. Sigurohuni që të jeni gjithnjë të regjistruar tek email-et e ofertave që do të merrni në këtë periudhë. 7. Aty ku është e mundur, zgjidhni shërbime me pagesë si Google Pay, Samsung Pay dhe Apple Pay. Këto shërbime përdorin një token në vend të një numri të kartës suaj të kreditit, duke e bërë transaksioni