9/22/2025 2:23:52 AM

Si të rrini të sigurtë gjatë blerjeve online

Duhet të lexoni

Këtë vit, shpenzimet në blerje online për festat e fundvitit (periudha 1 nëntor – 31 dhjetor) do të kapërcejnë shifrën 910 miliardë dollarë në rang global, ose 11% më shumë nga viti në vit – shkruan një raport i fundit i Adobe “Holiday Shopping Forecast”.

Adobe parashikon se më shumë se 4 trilionë dollarë ($4.1T) do të shpenzohen globalisht gjatë gjithë 2021 – një tjetër shifër rekord për e-commerce.

Nga një anë, sepse të bësh blerje online është më komode dhe në tjetrën, sepse vala e katërt e pandemisë është pranë dhe frikëson shumë njerëz. Të dhënat flasin qartë, kriminelët informatikë na zhvasin, në pritje që të na bindin të shkarkojmë malware për të vjedhur të dhënat e kartave tona të kreditit.

Për këtë arsye, Cisco Talos, kompani private që merret me kërcënimet informatike në nivel botëror, ka krijuar një udhëzues me 10 këshilla për të mos rënë në grackat e sofistikuara të piratëve kompjuterikë.

1. Kushtojini rëndësi Domain-eve “Top Level” si .top, .stream, .trade dhe .bid.

2. Shkarkoni vetëm aplikacione nga app store zyrtare, si Google Play Store dhe iOS App Store.

3. Kushtojini vëmendje aplikacioneve që kërkojnë autorizime të dyshimta, si akses në mesazhet e shkruara, kontakteve, fjalëkalimeve të ruajtura dhe ato që kërkojnë akses administrativ.

4. Disa aplikacione keqdashëse do të jenë shumë të ngjashme me ato që po kërkoni. Tregoni kujdes ndaj gabimeve ortografike dhe gramatikore në përshkrimin e aplikacioneve dhe në ndërfaqe, mungesës së performancës së lartë ose kur kontakti i zhvilluesit përdor postë elektronike falas.

5. Mos klikoni tek email-et e pakërkuara.

6. Sigurohuni që të jeni gjithnjë të regjistruar tek email-et e ofertave që do të merrni në këtë periudhë.

7. Aty ku është e mundur, zgjidhni shërbime me pagesë si Google Pay, Samsung Pay dhe Apple Pay. Këto shërbime përdorin një token në vend të një numri të kartës suaj të kreditit, duke e bërë transaksionin më të sigurt.

8. Përdorni fjalëkalime të ndërlikuara dhe të ndryshme për çdo faqe. Kriminelët informatikë ripërdornin fjalëkalimet për të komprometuar sa më shumë llogari me të njëjtin emër përdoruesi. Mund të përdorni edhe një password manager.

9. Shkruani manualisht URL e faqeve që dëshironi të vizitoni në vend që të klikoni menjëherë te një link

10.Përdorni vërtetimin me shumë faktorë për të shmangur aksese të paautorizuara.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate