“Si i dërguar i posaçëm i kryeministrit, Sir Stuart do të punojë me liderët e Ballkanit Perëndimor, si dhe me partnerë të tjerë në rajon dhe më gjerë, dhe me aleatët në SHBA dhe Evropë në promovimin dhe forcimin e stabilitetit rajonal. Puna e tij do të përfshijë promovimin e institucioneve të forta demokratike dhe një shoqërie të hapur, ndihmën në luftën kundër krimit të organizuar dhe sfidave të tjera të përbashkëta të sigurisë dhe inkurajimin e zgjidhjeve për konfliktet e mbetura, si krimet e luftës dhe të zhdukurit”, thuhet në deklaratën e qeverisë britanike. Aty thuhet se i dërguari britanik në BeH do të mbështesë Përfaqësuesin e Lartë Christian Schmidt dhe do të punojë me partnerët për të mbështetur dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja midis Serbisë dhe Kosovës. E njëjta deklaratë tha se Përfaqësuesi i Lartë paralajmëroi se BeH po përballej me kërcënimet më të mëdha ekzistenciale në periudhën e pasluftës dhe se ekzistonte një mundësi reale e ndarjeve dhe konfliktit të mëtejshëm.