9/21/2025 6:26:36 PM

Gazeta kroate: Në Bruksel të befasuar me vendimin e Londrës që të dërgojë emisar në Ballkan një ushtarak të fuqishëm

Duhet të lexoni

Ish-kreu i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Sir Stuart Peach, do të jetë i dërguari special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, ka vendosur kryeministri Boris Johnson.

Në këtë mënyrë, Londra po ndjek hapat e Uashingtonit, i cili ka emëruar një të dërguar të posaçëm për rajonin, Gabriel Escobar, dhe një të dërguar special për reformën zgjedhore në Bosnje dhe Hercegovinë, Mathew Palmer.

Bashkimi Evropian ka një të dërguar të posaçëm për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, Miroslav Lajçak, kurse  Drejtoresha Ekzekutive e Shërbimit Evropian të Veprimit të Jashtëm (EEAS) Angelina Einchorst po udhëheq bisedimet për reformën zgjedhore të BeH në emër të BE-së, shkruan gazeta kroate “Jutarnji List”.

Brukseli nuk është i befasuar nga ky vendim i Londrës, e cila dëshiron të mbetet një faktor i rëndësishëm në rajon edhe pas daljes së Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.

Si anëtare e NATO-s, por edhe si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe anëtare e Grupit të QUINT-it (SHBA, Britani, Francë, Itali dhe Gjermani), Mbretëria e Bashkuar sigurisht që ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në rajon, shkruan gazeta kroate, transmeton Telegrafi.

Por disa diplomatë në Bruksel janë të habitur që qeveria britanike ka vendosur të vendosë në atë pozitë një ushtarak “peshë të rëndë”. Përveç se ishte shef i Komitetit Ushtarak të NATO-s, ai ishte edhe shef i Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Britanike.

Një deklaratën e Qeverisë britanike lidhur me emërimin e të dërguarit të posaçëm për Ballkanin thuhet se kjo tregon një përkushtim ndaj stabilitetit dhe prosperitetit të rajonit.

Stuart Peach do të marrë detyrën sapo të japë dorëheqjen si kryetar i komitetit ushtarak të NATO-s, që është funksioni më i lartë ushtarak në këtë aleancë ushtarake.

“Si i dërguar i posaçëm i kryeministrit, Sir Stuart do të punojë me liderët e Ballkanit Perëndimor, si dhe me partnerë të tjerë në rajon dhe më gjerë, dhe me aleatët në SHBA dhe Evropë në promovimin dhe forcimin e stabilitetit rajonal. Puna e tij do të përfshijë promovimin e institucioneve të forta demokratike dhe një shoqërie të hapur, ndihmën në luftën kundër krimit të organizuar dhe sfidave të tjera të përbashkëta të sigurisë dhe inkurajimin e zgjidhjeve për konfliktet e mbetura, si krimet e luftës dhe të zhdukurit”, thuhet në deklaratën e qeverisë britanike.

Aty thuhet se i dërguari britanik në BeH do të mbështesë Përfaqësuesin e Lartë Christian Schmidt dhe do të punojë me partnerët për të mbështetur dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja midis Serbisë dhe Kosovës.

E njëjta deklaratë tha se Përfaqësuesi i Lartë paralajmëroi se BeH po përballej me kërcënimet më të mëdha ekzistenciale në periudhën e pasluftës dhe se ekzistonte një mundësi reale e ndarjeve dhe konfliktit të mëtejshëm.

Në deklaratë citohet kryeministri Boris Johnson të ketë thënë se “Ballkani Perëndimor po përjeton kërcënimin më të madh për qëndrueshmërinë dhe sigurinë në më shumë se dy dekada. Ne kemi përgjegjësinë të bëjmë gjithçka që mundemi për të ruajtur sukseset e arritura përmes paqes dhe dialogut. Nuk mund të lejojmë asnjë kthim në dhunën dhe ndasitë e së kaluarës. Përvoja dhe ekspertiza e gjerë e zotit Peach, do të përforcojë përpjekjet ndërkombëtare për të mbrojtur paqen dhe për të nxitur integrimin euroatlantik në këtë rajon”.

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate