11/16/2025 4:24:53 AM

Shenjat e Horoskopit që kanë gjasa të fillojnë një lidhje të re në qershor

Duhet të lexoni

Pas pak ditësh fillon zyrtarisht vera dhe të gjithë mezi presim qershorin për të parë se çfarë do të na sjellë!

Yjet kanë bërë parashikimet e tyre dhe kanë veçuar 4 shenja me fat të cilat kanë shumë gjasa ta shohin jetën e tyre personale të ndryshojë rrënjësisht. Po lajmet janë shumë të këndshme, beqarët e shenjave të mëposhtme që kërkojnë gjysmën tjetër brenda muajit të ardhshëm kanë shumë mundësi ta takojnë dhe të përjetojnë një dashuri të madhe verore me perspektivë…!

Lexoni më poshtë me cilat shenja të horoskopit ka më shumë gjasa që jo vetëm të dashurohen në muajin e parë të verës, por të fillojnë një lidhje të re që do të ketë një të ardhme dhe nuk do të jetë diçka e përkohshme.

Demi

Qershori po vjen për ju Demi. Premton një jetë “të nxehtë”, dashurie dhe më shumë! Personat e lirë, sidomos ata që i përkasin kësaj shenje, mund të fillojnë të buzëqeshin sepse i pret diçka shumë e mirë. Njohje të reja dhe shumë surpriza do të ndodhin. Një admirues i fshehtë mund t’ju tregojë dashurinë e tij dhe kjo nuk do të jetë diçka e parëndësishme për ju. Një dashuri nga ku nuk e prisnit do të shpërthejë dhe do të ndryshojë jetën tuaj.

Binjakët

Dhe ju Binjakë jeni ndër shenjat e horoskopit të favorizuar këtë muaj në fushën e dashurisë! Do ketë shumë zhvillime në jetën tuaj personale dhe do keni edhe shumë lajme të mira, si për shembull një rrëfim nga një person që ju pëlqen shumë. Kështu beqarët e shenjës së horoskopit do përjetojnë një periudhë me shumë flirte, njohje të reja dhe do ketë një mundësi shumë të mirë për të nisur një lidhje të re. Mbaji syte hapur!

Virgjëresha

Dhe për ju Virgjëresha vera nis dinamike dhe me lajme shumë të këndshme për dashurinë dhe jetën tuaj personale. Qershori ju gjen me shumë besim! Ndihesh simpatik dhe i dashur dhe kjo u shkon të tjerëve! Humori juaj shumë i mirë dhe erotizmi që do të ndjeni do ju bëjnë të parezistueshëm në sytë e të tjerëve. Kështu do të keni shumë pushtime dhe më shumë! Mundësia për të gjetur dashurinë e jetës suaj është shumë e madhe!

Shigjetari

Më në fund, qershori sipas yjeve do të jetë bujar edhe me Shigjetarin! Bëhuni gati për momente dhe aventura shumë intensive, romantike që do t’ju magjepsin. E ndërkohë që do të dilni do flirtoni dhe do argëtoheni shumë aty ku nuk e prisni, një dashuri e madhe dhe e zhurmshme do t’ju trokasë në derë dhe do ju bëjë t’i thoni lamtumirë beqarisë! (noa.al/M.D)


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate