11/16/2025 8:52:56 AM

Horoskopi i Brankos e diel 29 maj 2022: parashikimet shenjë pas shenje

Duhet të lexoni

Horoskopi nga Branko për Dashin, përkthyer ekskluzivisht nga noa.al: Epo, keni shumë projekte dhe tani duhet të vazhdoni në këtë rrugë. Jeni në humor të mirë, dini të përqendroheni dhe së shpejti do të vijnë lajme të mira dhe kënaqësi e paparë. Yjet janë me ju!

Horoskopi Branko, Demi: Mundohuni të reflektoni, të sqaroni disa çështje të pazgjidhura dhe të bisedoni me njerëzit që doni. Gjithçka do të shkojë mirë, duhet të përfitoni nga ky moment që do të bëhet magjik.

Horoskopi Branko Binjakët: Kujdes sepse zgjedhjet e së tashmes do të jenë thelbësore për të ardhmen, ndaj mendoni me kujdes se si të hidhni hapat që ndërmerrni. Kjo ditë e diel 29 është thelbësore, përpiquni të shfrytëzoni të gjitha mundësitë!

Horoskopi i Gaforres Branko: Kjo e diel do të shkojë më mirë nëse e rrethoni veten me shumë miq, sepse miqësia është thelbësore për përmbushjen tuaj personale dhe profesionale. Po sikur t’i thuash vetes hajt të bëhemi bashkë dhe të falënderosh ata që të kanë bërë mirë apo edhe thjesht janë sjellë mirë me ty?

Horoskopi Branko, Luani: E diela e surprizave, lajmeve, qetësisë dhe paqes me njerëzit që doni. Tani jeni të qetë, jeni të lumtur dhe po ndryshoni pikëpamjet tuaja për çështje që dukeshin deri dje të pakapërcyeshme!

Horoskopi i Virgjëreshës Branko: Këtë të diel 29 do të vini në dyshim veten, por nuk duhet të keni frikë nga asgjë: e dini kush jeni, çfarë vleni dhe bëni shumë mirë të thoni gjithmonë atë që mendoni. Hajde, me kokën lart!

Horoskopi i Peshores Branko: Jeni të sinqertë, besnikë, të ndershëm dhe nuk keni ndërmend të mbani maskë. Ky është një virtyt, ndonjëherë ju kthehet kundër, por keni të drejtë të qëndroni ashtu siç jeni, të vendosur në idetë tuaja!

Horoskopi Branko Akrepi: Këtë të diel do të jeni objektiv, kërkoni qartësi, por dëshironi të jeni edhe me këmbët në tokë. Më mirë të shmangni debatet dhe çmenduritë, po për të shtyrë apo zvarritur gjithçka, a ia vlen?

Horoskopi i Shigjetarit Branko: Lajm i mirë për dashurinë sepse më në fund gjithçka është drejt zgjidhjes: pasioni po kthehet. Ashtu si dhe dëshira për t’u rikthyer në lojë dhe për të takuar personin që mendoni se është i duhuri për ju!

Horoskopi Branko Bricjapi: Këtë të diel jeni pak nervozë, nuk e dini se çfarë ju shqetëson. Jeni të sigurt se është kaq e rëndësishme dhe ia vlen të përjetosh kaq stres? Ndoshta jeni vetëm ju që shihni të zezën, por duhet të vazhdoni dhe të ngriheni vetë!

Horoskopi i Ujorit Branko: Këtë të diel 29 jeni të qetë, dini t’i tregoni me realizëm emocionet tuaja karshi të gjithëve. Ky është një hap i madh për ju, sepse më në fund po ndjeheni të çlirët.

Horoskopi i Peshqve Branko: Tani ndjeni nevojën, më shumë se kurrë, të shkëputeni, të largoheni nga përditshmëria. Mundohuni të merrni kohë, të relaksoheni dhe të dëgjoni më shumë trupin tuaj. Ju duhet vërtet!


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate