1/20/2026 10:30:03 AM

Qëndrimi pro “Ballkanit të Hapur” i Abazoviqit mirëpritet nga Oda Ekonomike serbe

Duhet të lexoni

Lajm fantastik e ka quajtur shprehjen pro nismës rajonale të “Ballkanit të Hapur” nga kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, kryetari i odës ekonomike serbe, Marko Çadezh

Deklarata pro nismës rajonale “Ballkani i Hapur”, e kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq, është vlerësuar si lajm i jashtëzakonshëm për kryetarin e Odës Ekonomike të Serbisë (DSHK), Marko Çadezh.

Në mirëpritjen e tij ndaj qëndrimit të kryeministrit shqiptar në Mal të Zi, Çadezh shpreson që të mund të punojnë së bashku në të ardhmen rreth iniciativës së “Open Balkan”.

“Edhe para se të merrte mandatin, kryeministri aktual i Malit të Zi, ishte dikush që kuptonte se sa e rëndësishme është kjo iniciativë, dhe tani më duket sikur jemi në rrugën e duhur për të përfshirë tërë rajonin ashtu siç tani po bëjnë tri shtetet”, ka thënë ai, shkruan Tanjug.

Kryetari i odës ekonomike serbe, Marko Çadezh

Kështu është shprehur Çadezh në hapjen e konferencës “Burimet e ripërtëritshme të energjisë – mundësi për Serbinë dhe Izraelin” në SCC.

Ndryshe, Abazoviq, tashmë kryeministri i parë shqiptar në Mal të Zi, teksa e ka komentuar çështjen e idesë rajonale “Ballkani i Hapur”, është deklaruar pro kësaj iniciative.

Për të parin e ekzekutivit të Malit të Zi, “Ballkani i Hapur” është krijuar që brenda vetes t’i ketë gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor dhe që pjesë e kësaj iniciative rajonale duhet të jetë edhe Kosova.

Ilustrim

“Ballkani i Hapur është krijuar për gjashtë shtete, nuk është bërë për pesë shtete e gjysmë ose tre shtete e gjysmë, por për gjashtë shtete. Gjithkush që participon e prezanton vetveten dhe shtetin e vet. Mendimi im, ndoshta jam gabim, është se interesi më i madh në rajon është i Kosovës që të jetë në çdo iniciativë rajonale”, ka thënë Abazoviq.

Abazoviq ka hyrë në histori si kryeministri i parë shqiptar që udhëheqë qeverinë në Podgoricë.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate