1/20/2026 8:55:49 AM

Haskuka pas dënimit të zyrtarëve në Prizren: Kosova vend i çudirave

Duhet të lexoni

Ish-kryetari i Komunës së Prizrenit, ka reaguar në lidhje me dënimin e dy zyrtarëve në Prizren. Sipas Haskukajt, me këtë vendim të gjykatës çdo rrënim i ndërtimeve pa leje do të konsiderohet i paligjshëm

Pas vendimit të Gjykatës Themelore të Prizrenit për dënimin e dy ish-zyrtarëve të Komunës së Prizrenit, me nga tre vjet burg nën akuzat se kanë keqpërdorur detyrën apo autoritetin zyrtar, ka reaguar ish-kryetari i kësaj komune, Mytaher Haskuka, i cili e ka cilësuar Kosovën si “vend të çudirave”.

Në reagimin e tij përmes Facebook-ut, ai ka thënë se me këtë vendim të gjykatës cdo rrënim i objekteve pa leje do të cilësohet keqpërdorim i pozitës zyrtare.

“Nga sot rrënimi i objekteve pa leje në Kosovë trajtohet si “keqpërdorim detyre”. Kosova vend i çudirave. Vetingu në drejtësi prioritet mbi prioritet”, ka shkruar Haskuka në Facebook.

Të martën Gjykata Themelore e Prizrenit ka njoftuar se Islam Thaqi, ish-drejtor i Inspektoratit dhe Jetmira Vrenezi, ish-udhëheqëse e sektorit të Ndërtimtarisë njëherësh deputete e Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Kosovës, janë dënuar me nga 3 vjet burgim dhe me nga 2.000 euro gjobë për rastin e rrënimit të aneksit të “ABI Çarshisë”, më 19 dhe 21 korrik 2019.

Sipas Gjykatës të akuzuarit nuk i kanë respektuar ligjet e aplikueshme dhe udhëzimet administrative. Ndërkaq katër të akuzuarit e tjerë janë liruar nga akuzat.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate