1/20/2026 12:07:23 PM

Presidenti finlandez optimist se kundërshtimet e Turqisë në NATO mund të kapërcehen

Duhet të lexoni

Me gjithë kundërshtinë e Turqisë për anëtarësimin në NATO të Suedisë dhe Finlandës, presidenti i kësaj të fundit është shprehur optimist se ditët e ardhshme me anë të diskutimeve do ta zgjidhin këtë problem

“Finlanda dhe Suedia duhet të jenë në gjendje të arrijnë një marrëveshje me Turqinë lidhur me kundërshtimet e Ankarasë ndaj bashkimit të dy vendeve nordike në aleancën 30-vendeshe të NATO-s”,  tha të martën presidenti i Finlandës.

Turqia befasoi shumë aleatë të NATO-s të hënën,  kur tha se nuk do të mbështeste anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës, raporton Reuters.

“Deklaratat nga Turqia kanë ndryshuar shumë shpejt dhe janë bërë më të vështira gjatë ditëve të fundit,” tha Presidenti Sauli Niinisto gjatë një fjalimi në parlamentin suedez.

“Por jam i sigurt se me ndihmën e diskutimeve konstruktive do ta zgjidhim situatën”.

Niinisto tha se ai foli me telefon me presidentin turk Tajip Erdogan një muaj më parë dhe se mesazhi atëherë kishte qenë mbështetës për anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.

“Por javën e fundit ai ka thënë ‘jo i favorshëm’,” tha Niinisto. “Kjo do të thotë se ne duhet të vazhdojmë diskutimet tona. Unë jam optimist.”

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan

Turqia thotë se Suedia dhe Finlanda strehojnë individë që ajo thotë se janë të lidhur me grupet që i konsideron terroriste, përkatësisht grupin militant të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit (PKK) dhe pasuesit e Fethullah Gulen, të cilin Ankaraja e akuzon për orkestrimin e një përpjekjeje për grusht shteti të vitit 2016.

Ministrja e Jashtme suedeze Ann Linde tha të shtunën, përpara bisedimeve me homologen e saj turke në një takim të NATO-s në Berlin, se Suedia ashtu si pjesa tjetër e Bashkimit Evropian e konsideronte PKK-në një organizatë terroriste.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate