1/16/2026 2:22:01 PM

SHBA reagon pasi Erdogani kundërshtoi anëtarësimin e Suedisë dhe Finlandës në NATO

Duhet të lexoni

htetet e Bashkuara thanë se po punojnë për të sqaruar qëndrimin e Turqisë lidhur me anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO, pas deklaratave të sotme nga Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan se nuk do të mbështeste planet e vendeve nordike për t’u bashkuar me aleancën.

Presidenti Erdogan tha se në ato vende ka “shumë organizata terroriste”.

Përsa u takon komenteve të Presidentit Erdogan ne po punojmë për të për të qartësuar qëndrimin e Turqisë”, u tha gazetarëve ndihmës Sekretarja për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë, Karen Donfried.

Ajo shtoi se kjo temë do të diskutohet në takimin ministror të NATO-s gjatë fundjavës në Berlin.

Në takimin e NATO-s në Berlin do të marrë pjesë edhe Sekretari i Shtetit Antony Blinken. Por ende nuk është e qartë nëse ai do të ketë një takim dypalësh me homologun e tij turk Mevlut Cavusoglu.

Edhe Pentagoni tha SHBA po punon për të sqaruar komentet e presidentit Erdogan, por se pozita e Ankarasë në aleancën e NATO-s nuk ka ndryshuar për shkak të tyre.

“Asgjë nuk ndryshon në lidhje me pozitën e tyre në aleancën e NATO-s. Ne po punojmë për të qartësuar më mirë pozicionin (e tyre),” u tha gazetarëve zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby.

Ndihmës Sekretarja e Shtetit, Donfried tha se Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të mbështesin rrugën e Finlandës dhe Suedisë për anëtarësim në NATO.

Ajo shtoi se SHBA mbetet e bindur se aleanca është më e bashkuar se kurrë më parë për shkak të pushtimit rus të Ukrainës.

Ndërkohë Presidenti Biden pati sot një telefonatë me kryeministren e Suedisë Magdalena Andersson të Suedisë dhe Presidentin e Finlandës Sauli Niinistö.

Zyra e presidentit Niinistö tha se tre udhëheqësit “ndanë shqetësimin e thellë për luftën e Rusisë kundër Ukrainës.”

“Presidenti Niinistö detajoi hapat e ardhshëm të Finlandës drejt anëtarësimit në NATO. Dhe i tha zotit Biden se Finlanda e vlerëson thellësisht mbështetjen e nevojshme nga Shtetet e Bashkuara,” tha zyra në një deklaratë të shkurtër.

Megjithëse Turqia, ka mbështetur zyrtarisht zgjerimin që kur hyri në NATO, 70 vite më parë, kundërshtimi i saj mund të përbëjë një problem për Suedinë dhe Finlandën duke qenë se anëtarësimi bëhet me consensus mes vendeve të aleancës.

Synimi i Finlandës për të kërkuar anëtarësim në NATO, i bërë publik të enjten, që pritet të pasohet nga Suedia, do të sillte zgjerimin e aleancës ushtarake perëndimore që presidenti rus Vladimir Putin deshi ta parandalonte duke nisur agresionin në Ukrainë.

“Ne po ndjekim zhvillimet në lidhje me Suedinë dhe Finlandën, por nuk kemi pikëpamje pozitive,” u tha presidenti Erdogan gazetarëve në Stamboll, duke shtuar se NATO kishte gabuar kur pranoi si anëtare Greqinë.

“Ne nuk duam të përsërisim gabime të ngjashme. Për më tepër, vendet skandinave janë streha për organizatat terroriste,” tha zoti Erdogan pa dhënë detaje të mëtejshme.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg kishte thënë se finlandezët do të “mirëpriteshin ngrohtësisht” dhe premtoi një proces “të qetë dhe të shpejtë” të pranimit, i cili mbështetet gjithashtu nga Uashingtoni.

Por Turqia ka kritikuar vazhdimisht Suedinë dhe vendet e tjera të Evropës Perëndimore për trajtimin e organizatave të konsideruara terroriste nga Ankaraja, përfshirë grupet militante kurde PKK dhe YPG, dhe përkrahësit e klerikut islamik me bazë në Shtetet e Bashkuara, Fethullah Gulen.

Ministri i Jashtëm i Finlandës, Pekka Haavisto bëri thirrje për një qasje të matur në përgjigje të qëndrimit turk ndaj anëtarësimit të Finlandës. /VOA


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate