1/15/2026 1:48:48 PM

Avokati amerikan: Plotësimi i aktakuzës, e vonon gjykimin ndaj krerëve të UÇK-së

Duhet të lexoni

Mark Ellis është Drejtor i Odës Ndërkombëtare të Avokatëve.

Në një intervistë për gazetën Nacionale, Ellis ka folur për proceset gjyqësore që po zhvillohen në Dhomat e Specializuara të Hagës

Ellis ka thënë se plotësimi i aktakuzës me detaje të reja, e vonon edhe më shumë nisjen e gjykimit. Sipas tij, problemi kryesor në këto procedura, do të jetë kohëzgjatja e gjykimit e cila duhet të bëhet në kohë të arsyeshme.

Përderisa, sipas Ellis, mbajtja në paraburgim gjithashtu është sfidë ndërkombëtare.

Drejtori i Odës Ndërkombëtare të Avokatëve, ka theksuar se është vështirësi sigurimi i dëshmitarëve dhe dilemat që kanë qytetarët e Kosovës ndaj Dhomave të Specializuara të Hagës.

“Kohëzgjatja e gjykimeve në nivelin ndërkombëtar, është kritika kryesore. Fatkeqësisht një periudhë 8 deri në 10 vjet nuk është e pazakontë për gjykimet penale ndërkombëtare, të cilat janë dukshëm më komplekse se gjykimet e brendshme përfshirë numrin e dëshmitarëve e sasinë e provave. Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka përcaktuar katër kritere nëse kohëzgjatja e procedurës është e arsyeshme: kompleksiteti i çështjes, sjellja, kërkesat e autoriteteve dhe interest e tjerë. Megjithatë, në Gjykatën Ndërkombëtare Penale kjo nuk ka ecur aq mirë. Jean Pierre Bemba bëri paraqitjen e parë në Tribunal në vitin 2008. Gjykimi filloi në vitin 2010 dhe zgjati katër vjet. Kaluan dy vite para se gjykata ta shpallte fajtor në vitin 2016. Dy vite të tjera pasi Apeli e shpalli të pafajshëm në vitin 2018. Kështu ai ka qenë në paraburgim për gati një dekadë”, ka thënë avokati.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate