1/16/2026 4:10:33 PM

Gazeta gjermane për marrëveshjen Kosovë-Danimarkë: Biznes, të burgosur në këmbim të energjisë

Duhet të lexoni

Danimarka tashmë ka arritur një marrëveshje me Kosovën, për vendosjen e të burgosurve të saj në hapësirat e burgjeve të Kosovës. Ky është bërë shkas që media gjermane Frankfurter Allgemeine Zeitung, ta botojë një artikull.

Gazeta shkruan se mijëra qeli burgu janë të zbrazura në shtetin e vogël të Kosovës. Megjithëse duket si një marrëveshje biznesi, gazeta gjermane shkruan që Prishtina thekson që nuk ka qëllim ta shndërrojë në model biznesi dhënien me qira të qelive të burgut.

AZ shkruan se të huajt që do të dënohen me burg në Danimarkë, për të vuajtur dënimet e tyre, në të ardhmen do të dërgohen në burgjet kosovare, si rezultat i një marrëveshjeje të nënshkruar ndërmjet Kosovës dhe shtetit danez në fund të prillit.

Ministri paraprak i Drejtësisë së Danimarkës, Nick Hækkerup, i cili së fundmi ka lënë politikën për një vend pune në botën e biznesit, e ka përshkruar marrëveshjen si novatore, që do të mundësojë lirimin e hapësirave në burgjet daneze.

Konkretisht në Kosovë do vijnë të huajt danezë, të cilët pas kryerjes së dënimit duhet të dëbohen drejt vendeve të origjinës.

“E ardhmja juaj nuk është në Danimarkë, prandaj këtu nuk duhet të kryeni as burgun”, kishte thënë ish ministri danez, Nick Hækkerup.

Danimarka kohëve të fundit ka shtuar retorikën anti-emigracion.

Siç bën me dije media gjermane, gjatë marrëveshjes mes Kopenhagës dhe Prishtinës, ka pasur diskutime të gjata dhe në fund është arritur që marrëveshja të vlejë për pesë vite, me një opsion për t’u zgjatur edhe pesë vite të tjera.

Pas përfundimit, Kosova do përfitojë 210 milionë euro nga Danimarka, ku pjesa më e madhe do investohet në projektet për ndërtimin e energjisë së ripërtëritshme. Me fjalë të tjera, biznesi i lartpërmendur thotë: të burgosur në këmbim të rrymës solare.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate