Ajo është një nga blogeret më të njohura dhe më të dashura për publikun shqiptar. Është fjala për Armina Mevlanin, e cila numëron 2 milionë ndjekës në “Instagram”.
Ajo është mjaft aktive në rrjetet sociale, ku herë pas here bën bashkëbisedim virtual me ndjekësit e saj, ku zbulon detaje si nga jeta profesionale ashtu edhe private.
Së fundmi, Armina ka vendosur në “Instastory” kutinë e pyetjeve ku fansat kanë qenë kuriozë që të dinë sa më shumë rreth saj. E Mevlani duket se nuk i është shmangur asnjë pyetje dhe është përgjigjur pa problem.
Një ndjekëse ishte kurioze të dinte nëse e frikëson ndjenja e të qenit e vetmuar.
