12/27/2025 10:28:27 AM

Berisha i përgjigjet Edi Ramës për SPAK: Të hyri lepuri në bark, je kuçedra e korrupsionit!

Duhet të lexoni

 Dje në Kongresin e PS, mes të tjerash Kryeministri Edi Rama u shpreh se ‘SPAK ka ngrënë vetëm nga njëra anë’ duke lënë të nënkuptohet s eduhet të ‘hajë’ me arrestime edhe nga ana tjetër, pra opozita.

Ka reaguar menjëherë Sali Berisha. Ish-kryeministri shprehet se kongresi i djeshëm u parapri nga një ngjarje e rëndësishme që është legalizimi i drogës.

Kërkesën e Ramës për të hetuar Berishën pas shpalljes non grata, ky i fundit e cilëson si një kërkesë për shpëtim, teksa thekson se “kryeministrit i ka hyrë lepuri në bark”.

Reagimi nga Sali Berisha: “Kongresi i lepurit ne bark! Miq, kongresi i djeshem i PS u parapri nga ngjarje te rendesishme: legalizimin e droges dhe terbimin e Edvinit ne studion e Opinion te enjten qe kaloi per aferen e djegsave.

Keshtu, kongresi filloi si Kanabo-Kongres dhe perfundoi si SPAK dhe Sali Kongres, me fjale te tjera si kongresi i Lepurit ne Bark. Dje kreu i organizates kriminale, ne nje fjalim te denje per dajon e tij Koleka qe kerkonte ne dhjetor te vitit 1990 te futeshin tanket kunder studenteve, ulurinte i tmerruar ‘erdhi Saliu apo Berisha ante portam’. Njelloj si dajua e tij xhelat i shqiptareve Spiro Koleka, qe kerkonte te shtypej me tanke opozita, Rama therriste i trembur gjer ne palce ‘ne djall te veje opozita’ dhe çirrej ne kup te qiellit ndihme ndihme dhe me klithmat skape, skape ndersente SPAK-un e Partise.

Keshtu, ai me ze dhe figure i kerkoi dhe i beri thirrje SPAK-ut: Me shpetoni nga Sali Berisha. Ne fakt ndjesite nuk e genjejne, ai eshte i pashprese! Opozita e vertet, me shpejt se sa ai vet mendon, do ta arkivoje ate ne inceneratorin e hedhurinave te historise. Por Rama dje, pjesen me kryesore te fjales se tij koprolalike e çjerrese ia kushtoi SPAK-ut te partise. Keshtu ai nen moton ‘Skape por mos guxo te me prekesh’ shpalli boterisht SPAK krijese te dashur te Partise Socialiste. Madje megjithese SPAK sipas tij ishte krijese e tij dhe partise se tij te krimit, ai vet ishte i gatshem te ndihmonte organin e partise e te kapte per veshi e zverku zyrtaret e tij e ti dergonte ne SPAK.

Por jo vetem kaq, por ai ishte i gatshem edhe te shkonte vet e te zbulonte aty kuçedren e korrupsionit duke ju thene shqiptareve mos kujtoni se eshte ai vet, Edi Rama kuçedra e Korrupsionit. Te dashur miq, po ato motive qe e detyruan Edvinin te ngrihet diten e enjte per te ikur nga emisioni i Opinionit kur moderatori i emisionit filloi ti shfaqi ne ekran dokumentat perveluese qe faktojne, certifikojne Ramen si kreun e organizates kriminale te djegsave, e shtyne ate t’i kerkonte SPAKut te partise te mos guxonte te kryente aktin e tradhetise se larte te interpretimit te mbeshtetjes se tij dhe te PS si dobesi dhe te guxonte te merrej me ate dhe boset e tjere ministra te organizates kriminale te incineratoreve sepse do shkrumbohej ne flaket e tyre.

Perveç ketyre, pasi presidenti i republikes Meta njoftoi krijimin prane institucionit te Presidences te Komitetit te Transparences per aferen e 430 milione eurove te djegsave, ai doli vet ne Konference Shtypi ne vend te Gjiknurit, per te cilin ishin njoftuar mediat. I tronditur, i sfazuar dhe ne panik te thelle ai perseriti per SPAK-un e Partise te gjitha ledhatimet dhe kercenimet qe kishte leshuar ne pak ore me pare ne kongresin e partise. Si perfundim te dashur miq, Kongresi mbaroi por ne te vertete kreut te organizates kriminale te inceneratoreve Edi Rames i hyri dhe me thelle lepuri ne bark!”


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate