12/27/2025 12:50:31 PM

Rrëmbimi i qytetarit në Drenas, dalin detaje se si ndodhi rasti

Duhet të lexoni

Një person ka raportuar në polici se derisa ishte duke ecur rrugës persona të panjohur e kanë futur në një automjet, ku dyshohet se edhe është rrahur.


Prokuroria ka dhënë detaje se si ka ndodhur rasti në fshatin Çikatovë e Vjetër.

Viktima B.K.  ishte rrugës për në shtëpinë e tij në fshatin Çikatovë e Vjetër të Drenasit, kur u ballafaqua me disa persona, të cilët dolën nga një automjet i tipit “Pikap”, pa targa dhe e futën në automjet.

Në momentin që u fut në automjet, viktima ka deklaruar para hetuesve policorë se ndodhej shoferi dhe tre persona, të cilët ia kanë vënë një qese të zezë në kokë dhe e kanë rrahur keq.

Por, s’ka mbaruar gjithçka aty. Siç mësohet tre të dyshuarit e kanë dërguar viktimën në një shtëpi, ku aty e kanë mbajtur për një kohë të caktuar.

Drama mbaroi aty, por viktima përfundoi në QKUK për shkak të plagëve të marra nga goditjet e të dyshuarve. I njëjti fillimisht është trajtuar në QKMF-në e Drenasit, e më pas është transferuar për në QKUK.

Drejtoria e Hetimeve Rajonale ka dalë në vendin ku ndodhi ngjarja, ndërsa deklarata e viktimës është marrë në spital, aty ku po trajtohet.

Viktima B.K. nuk ka qenë në gjendje të jap deklaratë me shkrim në Stacionin Policor në Drenas, por i njëjti do të paraqitet sot në intervistim.

Deri më tani s’ka të arrestuar lidhur me këtë ngjarje, ndërkohë që prokurori kujdestar ka urdhëruar që rasti të cilësohet si “Privim i kundërligjshëm i lirisë” dhe “Lëndim trupor”


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate