1/29/2026 8:24:17 PM

Eksperimenti i tmerrshëm që vërtetoi anën e errët të njerëzimit

Duhet të lexoni

Marina Abramoviç është një artiste e performancës, e lindur në kryeqytetin serb Beograd në vitin 1946. Në vitin 1974, ajo realizoi në Napoli të Italisë një nga shfaqjet më tronditëse, të paharrueshme dhe më të përfolura në historinë e artit modern.

Performanca e saj u titullua “Ritmi Zero”. Publiku u ftua në një dhomë ku ndodhej Marina, e cila qëndronte aty në heshtje. Në mur ishte varur një letër ku shkruhej:”Udhëzim. Në tavolinë janë 72 objekte, të cilat ju mund t’i përdorni tek unë sipas dëshirës. Unë jam objekti i performancës. Gjatë kësaj periudhe, unë marr përgjegjësinë e plotë për atë që do të ndodhë. Kohëzgjatja:6 orë (20:00 – 02:00).

Pra Marina do të qëndronte në këmbë për 6 orë, ndërsa publiku mund t’i bënte asaj çfarë të donte. Njerëzit mund të përdornin cilindo nga 72 objektet, që Marina vendosi në tavolinë.

Këto objekte përfshinin sende që mund të përdoreshin për kënaqësi, por dhe ato që mund të përdoreshin për të shkaktuar dhimbje.

Midis tyre ishin një trëndafil, një pendë, një bisturi, parfum, sheqer, tortë me çokollatë, zinxhir, mjaltë, bukë, rrush, verë, kamxhik, vaj ulliri, gërshërë, madje edhe një pistoletë e mbushur. Marina i garantoi audiencës, se nuk do të kishte asnjë pasojë ligjore, pavarësisht se çfarë do t’i bënin asaj.

Pra edhe nëse dikush do të vendoste ta përdhunonte ose ta vriste, ajo do ta lejonte të ndodhte.Në fillim publiku nisi të reagojë me qetësi. Dikush e ktheu nga ana tjetër. Një person tjetër ia ngriti duart lart. Por pas 3 orësh, publiku u bë më i dhunshëm, më agresiv.

Dikush i preu rrobat me gërshërë dhe e zhveshi lakuriq. Disa të tjerë e prekën në vende intime. Një pjesëtar i audiencës i drejtoi pistoletën. Pas 4 orësh, ata nisën që t’ia prisnin lëkurën. Dikush i vendosi në trup një trëndafil me gjemba.

Një pjesëtar i publikut e preu paksa në fyt, për t’i thithur gjakun. Në fund, dikush ia vendosi armën në kokë, dhe e vuri gishtin në këmbëz. Marina e kuptoi se publiku mund ta vriste qoftëedhe vetëm për kënaqësinë e tij. Pas 6 orësh, ajo filloi të lëvizte në heshtje nëpër dhomë, dhe t’i shihte në sy të pranishmit.

Askush nuk mund të përballej me Marinën, dhe pjesëmarrësit u larguan me shpejtësi nga dhoma. Të gjithë i shpëtuan përballjes reale me Marinën. Eksperimenti vërtetoi se ana më eerrët dhe e keqe e njerëzimit është ende disi e përmbajtur, pasi secili prej nesh duhet të përballet me pasojat sociale të sjelljes sonë (të keqe).

Në fillim të eksperimentit, publiku bëri pak shaka me Marinën. Megjithatë, me kalimin e kohës, dhe pasi Marina qëndroi pasive (nuk u mbrojt), ai u bë më agresiv. Publiku nisi tashfrytëzonte dhe torturonte Marinën pa asnjë arsye të dukshme, vetëm sepse e kishte këtëmundësi.

Pra kur nuk ka një ndëshkim, njerëzit do të bënin shumë më tepër të këqija. Nga ana tjetër, gjatë eksperimentit u krijua një grup njerëzish, të cilët u përpoqën ta mbronin Marinën. Edhe pse këtyre të fundit nuk iu kërkua verbalisht që ta mbronin artisten, ata e bënë gjithsesi atë.

Ndoshta ju mund të keni lexuar historitë e njerëzve që kanë shpëtuar hebrenjtë gjatë Holokaustit, edhe duke rrezikuar jetën e tyre. Ata e bënë këtë pasi mendonin se ishte gjëja e duhur për t’u bërë, dhe jo sepse ishin të detyruar nga dikush. Prandaj veç anës së errët, tek secili prej nesh ka edhe një mirësi të lindur. / HIstory of Yesterday – Bota


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate