9/23/2025 12:47:44 AM

Çifti harruan të hapin dhuratën e martesës për nëntë vite, doli diçka që ua shpëtoi martesën

Duhet të lexoni

Kathy dhe Brandon Gunn kanë shpërndarë në Facebook atë që tezja e Kathy u kishte dhuruar si dhuratë martese, që doli të jetë se barte “çelësin për shpëtimin e martesës”.

Dyshja që hapën dhuratën e martesës pas nëntë viteve që u martuan, mbetën të habitën kur panë se çfarë kishte brenda, transmeton Telegrafi.

Pasi që u martuan në shtator të vitit 2012, Kathy dhe Brandon Gunn morën një dhuratë nga gjysha e Kathy që quhet Alison.

Por kur morën dhuratën së bashku me të kishin edhe disa rregulla strikte, që ata patjetër duhet t’i ndiqnin.

Në pjesën e përparme ishte një letër në të cilën shkruante: “Mos e hapni deri te grindja e parë”.

Me kalimin e viteve, ata pothuajse e harruan dhuratën që e kishin dhe që nuk e kishin hapur, pavarësisht se dyshja kishin “pasur shumë mospajtime dhe grindje të shpeshta”.

E kur tentuan të mendojnë se çfarë duhet t’i blenë miqve për martesë, u është kujtuar dhurata nga tezja dhe atë pas nëntë viteve

Duke shkruar në grupin “Love What Matters” në Facebook, Kathy tha: “Jam kthyer sikur në ditën tonë të martesës (afro nëntë vite) dhe kam tentuar të kujtohem se cilat dhurata kishin më shumë domethënie për mua. Qesharake. Dhurata që më së shumti kishte domethënie për mua ka qëndruar në dollap i paprekur”.

E së fundmi dyshja hapën dhuratën brenda të cilës kishte dy letra – nga një për secilin.

“Kathy shko porosit picë apo diçka që të dy e pëlqeni. Tezja Alison”, shkruante në letrën dedikuar Kathy, e për bashkëshortin e saj kishte diçka të ngjashme: “Brandon, shko merr lule apo një shishe verë. Tezja Alison”.

“Nëntë vite kjo dhuratë qëndroi në një dollap, duke u mbuluar nga pluhuri, por në njëfarë forme na mësoi për tolerancë, të jemi të kuptueshëm dhe të kemi durim e bëjmë kompromis”, tha Kathy e cila e kuptoi se ajo për çfarë ka nevojë është një martesë të shëndetshme. /Telegrafi/


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate