12/25/2025 1:39:25 PM

Çaji i sherebelës dhe hithrës kundër alergjive të stinës

Duhet të lexoni

Alergjia mund të përshkruhet si një reagim jo normal i sistemit imunitar ndaj një substance që jo domosdoshmërisht është e dëmshme. Njerëzit alergjikë kanë nivele të larta antitrupash, të cilat kur ndërveprojnë me polenin apo mykun aktivizojnë disa rruaza të bardha speciale të gjakut. Këto rruaza çlirojnë histaminë që nxit simptomat alergjike.

Prevalenca e alergjive stinore në botë është shumë e lartë. Këto alergji ndodhin në kryesisht në periudha të caktuara të vitit. Simptomat e këtyre alergjive janë: tështimat, bllokim dhe rrjedhje të hundëve, kruarje të syve, kollë të thatë, lodhje apo azma. Trajtimet kundër alergjive stinore janë farmaceutike por edhe natyrale. Në këto të fundit, përdoren kryesisht, barishte, erëza dhe bimë mjekësore. Në këtë artikull do të mësoni se si të shfrytëzoni hithrën, sherebelën dhe rozmarinën kundër simptomave të alergjisë.

Sherebela
Sherebela është një bimë mjekësore që është përdorur nga njerëzimi që në lashtësi. Ajo është fantastike kundër alergjive sepse është shumë e pasur me substanca që luftojnë inflamacionin. Ajo ka vlera qetësuese dhe është shumë e mirë për tretjen.

Rozmarina
Kjo bimë mjekësore zbut inflamacionin si pasojë e alergjive, sidomos atë që manifestohet me tharje, kruarje dhe lotim të syve. Për më tepër, kjo bimë ka aftësi të shkëlqyera për përmirësimin e qarkullimit të gjakut.

Hithra
Hithra është një barishte e egër e cila ka aftësi të shkëlqyera detoksifikuese. Përdorimi i saj lehtëson eliminimin e toksinave nga organizmi. Ajo pengon histaminën, zbut simptomat e alergjive dhe përmirëson cilësinë e jetës tek alergjikët.

Çaji I Rozmarinës, Sherebelës dhe Hithrës Kundër Alergjive.
Për përgatitjen e këtij çaji këshillohen sasi të barabarta të tre bimëve, të thata ose të freskëta dhe zierja e tyre në ujë. Pra, një lugë çaji me ekstrakt sherebele, një lugë çaji me ekstrakt hithre dhe një tjetër lugë çaji me rozmarinë zihen në një filxhan e gjysmë çaji me ujë. Lëngu duhet kulluar dhe më pas ëmbëlsuar me mjaltë. Ky çaj duhet pirë çdo ditë, mundësisht mes vakteve për një ndikim më të mirë kundër alergjive./AgroWeb

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate