Procesi i plakjes ngadalësohet – Çfarë rezulton nga ekzaminimi i gjenit Sirt6
Një hap tjetër për të zgjatur jetën e njeriut është kërkimi shkencor. Dhe një zbulim historik ka mbërritur pasi u gjet një variant i rrallë i gjenit të jetëgjatësisë, konstatuar tek njerëzit që kanë jetuar 100 vjet e lart.
Revista PNAS që citon noa.al, thotë se bazuar në këtë gjen, procesi i plakjes ngadalësohet ndjeshëm.
Bëhet fjalë për gjenin Sirt6 që është bërë objekt studimi të posaçëm nga shkencëtarët amerikanë.
Ky gjen mund të gjendet tek njerëzit dhe shumë kafshë, dhe është shumë i rëndësishëm. për funksionet dhe sëmundjet qelizore, për riparimin e ADN-së dhe i lidhur ngushtë me jetëgjatësinë.
Dr. Vera Gorbunova nga Universiteti i Roçesterit në Nju Jork dhe kolegët e saj vendosën të gjejnë mekanizma me anë të të cilave të zbërthejnë gjenin që ndikon në jetëgjatësinë.
Ajp thotë se gjetja e këtij gjeni është çelësi i zhvillimit përfundimtar të substancave që kanë ndikim në plakje.
Për këtë po bëhen disa eksperimente. Hulumtimet mbi funksionin molekular dhe rolin e Sirt6 në plakjen dhe jetëgjatësinë te mizat Drosophila kanë treguar se rritja e aktivitetit të Sirt6 në kushte eksperimentale ndikon në jetëgjatësinë në organizmat e thjeshtë shumëqelizorë.
Është zbuluar gjithashtu se një mekanizëm kyç me anë të të cilit rritja e Sirt6 zgjat jetën është shtypja e aktivitetit transkriptues të dMyc, një proteinë e lidhur me formimin e tumoreve të shumta te njerëzit.
Qëllimi kryesor i studimit të ri, shkruajnë studiuesit, ishte të kuptonte më mirë mekanizmat molekularë me të cilët Sirt6 zgjat jetën.
Studiuesit shkruajnë se disa molekula të vogla të aktivizuesit të gjenit Sirt6 janë identifikuar, gjë që rrit mundësinë që përdorimi i tyre të mund të rrisë aktivitetin e kësaj enzime.
Jo vetlm kaq, por këto përbërës mund të përdoren për të përmirësuar shëndetin e njeriut dhe për të trajtuar sëmundjet që lidhen me plakjen.
Sirt6 nuk është i vetmi gjen i përfshirë në riparimin e ADN-së. Studiuesja Vera Gorbunova shpreh bindjen se nga pikëpamja terapeutike ky gjen është më interesant se të tjerët, sepse riparimi i ADN-së duket se është funksioni i tij kryesor. /noa.al