Joe Biden, president i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka mbajtur një konferencë për shtyp me temën e vetme, krizën e Ukrainës, transmeton Gazeta Metro.
Në këtë fjalim ai tregoi për dezinformatat e mëdha nga ana e rusëve dhe mundësinë e madhe të pushtimit të Ukrainës.
Në komentet e tij, Biden tha se ai “ka parë raporte për një rritje të madhe në shkeljet e armëpushimit nga luftëtarët e mbështetur nga Rusia që përpiqen të provokojnë Ukrainën në Donbas.”
Biden tha se në këtë moment ai beson që Vladimir Putin e ka ndarë mendjen e tij dhe e ka marrë vendimin për të sulmuar Ukrainën.
Presidenti Biden po ashtu njoftoi se do të ketë takim mes kryediplomatëve të Rusisë dhe SHBA’ve, Lavrov e Blinken, do të takohen më 24 shkurt, për një përpjekje si duket e fundit që të gjejnë një zgjidhje diplomatike të krizës./gazetametro.net