12/19/2025 2:56:33 AM

Ky ishte inxhinieri nga Peja që u arrestua për atentat ndaj Enver Hoxhës

Duhet të lexoni

Kjo është historia e panjohur të Namik Lucit, inxhinjerit nga Peja, i cili i detyruar nga shtypja e represioni i regjimit titist në Kosovë, në vitin 1961, ndërpreu studimet universitare për Kimi Industriale në Tuzlla të Bosnjës dhe kthehet në Pejë, për t’u arratisur më pas drejt Shqipërisë.

Diplomimi në Universitetin e Tiranës dhe karriera e shkëlqyer si inxhinier kimist në të gjitha veprat e pesëvjeçarëve dhe më pas në Uzinën e Superfosfatit të Laçit ku ai dhe u arrestua në vitin 1984 dhe u dënua 18 vite burg politik, duke u akuzuar se së bashku me disa bashkëpatriotë të tij me origjinë nga Kosova, do t’i bënin atentat Enver Hoxhës gjatë vizitës së tij në Krujë për inagurimin e Muzeut të Skënderbeut.

Ngjarjet e pranverës së vitit 1981 kur rinia studentore, inteligjencia dhe mbarë populli i Kosovës u ngritën në protesta, revolta dhe demonstrata masive kundër dhunës e shtypjes së egër që po ushtronte regjimi titist i Beogradit ndaj tyre, patën një jehonë të madhe në mbarë opinionin botëror, si dhe në kancelaritë e Perëndimit, të cilat jo vetëm që ngritën zërin në mbrojtje të asaj popullsie martire, por e detyruan Beogradin zyrtar që të tërhiqte nga Kosova makinerinë e saj të luftës, që ishte angazhuar atje me gjithë arsenalin e saj.

Por, ndërsa ndaj popullsisë së pambrojtur kosovare, u rreshtua pothuaj e gjithë diplomacia ndërkombëtare, Shqipëria komuniste e asaj kohe, paradoksalisht, nuk bëri atë që duhej, kishte mundësi dhe i takonte të bënte. Edhe pse regjimi komunist i Tiranës, në dukje, u ngrit në mbrojtje të së drejtave të popullsisë kosovare, Enver Hoxha dhe rrethi i tij i ngushtë i udhëheqjes komuniste të asaj kohe, në parim ishin kundër statusit të republikës që kërkonte Kosova. Kjo, për faktin se ata kishin frikë dhe i druheshin formimit të një shteti tjetër shqiptar në Ballkan, pasi duke fituar Kosova statusin e Republikës, imazhi dhe përfitimet e Shqipërisë do të binin ndjeshëm, pasi Perëndimi dhe gjithë shtetet e tjera të zhvilluara do të kthenin sytë nga Kosova.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate