12/20/2025 1:36:10 AM

‘Mami jam unë’, ky është trendi më i ri i mashtrimit, përmes familjarëve

Duhet të lexoni

Një trend i ri mashtrimi përmes WhatsApp-it është kthyer në shqetësim për përdoruesit të cilët kanë re pre e taktikës së re. Me qëllimin për të vjedhur para, hacker-at hiqen si "fëmijët" dhe u dërgojnë mesazhe familjarëve, duke i bërë të mendojnë se janë të afërmit e tyre me të cilët po flasin.

Trendi i ri quhet "mashtrimi i mamit dhe babit" pasi autorët përpiqen të komunikojnë me prindërit duke i kërkuar para në mënyrë emergjente. Duke qenë se instikti natyral i prindit është të shqetësohet për fëmijët, kriminelët e kanë më të thjeshtë t’u vjedhin para këtij grupi të targetuar.

Në WhatsApp vijnë mesazhe të tipit:

"Hi mami. Jam unë, por më është thyer telefoni. Do përdor këtë numër derisa të marr një të ri." Nëse prindi nuk ka asnjë dyshim se po flet me fëmijën, kalohet tek situata e pretenduar e emergjencës.

Mashtruesit kërkojnë para duke sajuar probleme me llogarinë bankare dhe u kërkojnë familjarëve të paguajnë "fatura" për ta, me justifikimin se do t’i kthejnë brenda pak ditëve.

Nga ky lloj mashtrimi vetëm në Angli mendohet të jenë vjedhur £50,000 nga gushti deri në tetor të 2021.

Mashtruesit janë gjithashtu të aftë për të luajtur me psikologjinë e tyre dhe jo më kot e nisin mesazhin me "çkemi mami".

Ekspertët thonë se është shumë e lehtë për ta të kenë lista të dhënash me emra, numra telefonash, ditëlindje apo rrjete sociale të njerëzve të ndryshëm.

Pra, çfarë mund të bëni nëse ju ndodh një situatë e ngjashme me këtë?

Kujtoni fushatën që WhatsApp lançoi vitin e shkuar të quajtur: "Ndalo. Mendo. Telefono." Kjo për t’i inkurajuar njerëzit që nëse marrin një mesazh urgjent nga një numër i panjohur i cili i kërkon para, ta telefonojnë para se të bëjnë veprime bankare. Nga ana tjetër mund t’i kërkoni personit që ju shkruan t’ju dërgojë një mesazh zanor për t’i dëgjuar zërin.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate