12/22/2025 1:03:09 AM

vdes vajza ditën e dasmës, për të mos i kthyer krushqit u japin…

Duhet të lexoni

Histori rrëqethëse në fshatin Zhur të Prizrenit. Vajza, që e zëvendësoi nusen e vdekur, sot ende jeton. Hana është emri i një rruge në fshatin Zhur të Prizrenit. Ky emër mban emrin e një vajze fatkeqe, që vdiq ditën e dasmës.

Mustafë Kurtaj, që është një nga banorët më të vjetër të fshatit, thotë se ngjarja është e vërtetë.

“Tragjedia ka ndodhur kur nusja sipas traditës është përshëndetur me vëllain, babain dhe kur është përshëndetur me njerkën, ajo ka filluar sipas traditës të vajtojë të shkuarën dhe kujdesin që njerka i kishte bërë. Nusja ka rënë në tokë e vdekur ato momente”, tregon Kurtaj për ATV-në.

Kurtaj thotë se kur ka arritur babai që ishte një atdhetarë i fortë, në vend se të mërzitej fortë u ka dhënë kurajo tjerëve.

“Ndodh edhe kjo, të bëhemi të fortë”, transmeton Kurtaj fjalët e babait të nuses së ndjerë.

Krushqit nga ana tjetër ishin nisur për ta marrë nuse Hanën pa e pasur idenë e asaj që kishte ndodhur.

“Babai i Hanës iu kishte dalë në rrugë krushqve pa iu afruar mirë fshatit. Ata po sa kishin kuptuar lajmin ishin mërzitur, por babai i Hanës nuk i kishte lënë të largohen”.

Banori i fshatit Zhur thotë se një fqinjë i ishte afruar babait të Hanës duke i thënë se “krushqit nuk do të kthehen pa nuse”.

“Në atë moment ai kishte dërguar dikë për të thirrur të bijën 15-vjeçare. Pasi ishin kthyer në shtëpi ai i kishte thënë vajzës: Shaje bijë a do të shkosh ti nuse në vend të Hanës. Vajza menjëherë kishte pranuar pa vënë aspak në dyshim atë që po i thoshte babai. Ajo vajzë edhe sot është gjallë dhe ka mbi 80 vjet”.

Kjo ishte një fatkeqësi e madhe për fshatin Zhur. “Edhe sot mua më vlon barku për atë ngjarje. Ka qenë moment shumë i rëndë”, rrëfen mes lotësh Mustafë Kurtaj./telegraf

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate