E marta e djeshme ishte një ditë dëshirash në “Big Brother Vip”. Pas Einxhel dhe Ilirit, surpriza e radhës iu dedikua Donaldit.
Ai së shpejti do të jetë bashkëprezantues me binjakun e tij Romeon në emisionin më të ri në "Top Channel’’.
"Më lër të flas’’, titullohet emisioni bazuar në një nga batutat më të famshme të Donaldit në shtëpi.
Më lot në sy Donaldi i emocionuar falenderoi vëllanë e tij dhe tregoi se mezi pret të nisë këtë eksperiencë.
Ai në Top Channel, tashmë ka kolege të reja në punë, Bora Zemanin dhe Einxhel Shkirën, që drejtojnë dy formate të tjera.
Pasi edhe Einxhel në spektaklin e mbrëmjes së kaluar u surprizua nga fondacioni "Dritan Hoxha" dhe trashëgimtarja e Top Channel Sara Hoxha ky fondacion i dha gazetares ofertën për të bashkëpunuar me një emision televiziv për të evidentuar dhe ndihmuar të gjitha vajzat shqiptare në vështirësi.
E emocionuar, me lot në sy dhe me zërin që i dridhej Einxhel tregoi se tashmë ndihet e përmbushur me një ëndërr që më në fund iu bë realitet.