Shtëpia ku viktima Valentina Mamaj jetonte me bashkëshortin vrasës Petrit Mamaj është e mbyllur një ditë pas vrasjes së 50-vjeçares.
Varrimi i saj do të bëhet në shtëpinë e prindërve në Levan të Fierit.
Fqinjët komentojnë pozitivisht për çiftin dhe thonë se ata nuk kanë pasur konflikte të mëparshme me njëri tjetrin.
Kanë qenë vetë të afërm të familjes Vruzhaj ata të cilët kanë vendosur që trupi i pajetë të prehet në Levan, duke e larguar nga shtëpia ku Petrit Mamaj, bashkëshorti i saj me të cilin kishte edhe dy fëmijë, e masakroi me thikë.
Edhe pse ky i fundit fillimisht deklaroi se bashkëshorten e gjeti të vetëvrarë me thikë, provat e grumbulluara dhe kqyrja e trupit të viktimës kanë faktuar të kundërtën. Madje edhe disa gërvishtje në trupin e autorit kanë bërë që të ndryshoj e gjithë dinamika e ngjarjes.
Vetë autori i dyshuar Petrit Mamaj ka pranuar autorësinë e krimit në policinë e Fierit duke i cilësuar si motive të dobta shkaqet që e cuan drejt këtij akti.
56 vjecari Petrit Mamaj përballet me akuzën “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese” e pritet të dalë përpara togave të zeza, ndërsa trupi i pajetë i 50-vjecares do të prehet në varrezat e Levanit.