12/27/2025 10:03:10 AM

Njihuni me Armela Muratin, piloten e parë shqiptare

Duhet të lexoni

Vajzat tani mund të realizojnë çdo dëshirë të tyre. Nuk ka profesione të ndara.

Armela Murati do të jetë pilotja e parë shqiptare! 25-vjeçarja me origjinë nga Burreli vendosi që pasionin për lartësinë, ta kthente në një profesion. E quan një zgjedhje jo të rastësishme, teksa i afrohet çdo ditë ëndrrës së saj në Bazën Ajrore të Farkës.

“Unë vij nga një familje ushtarakësh, babai im ka qenë një ish-oficer dhe duke ndjekur shembullin e tij, disiplinën që ai ka, dhe pasionin që ai ka për punën, ma ka transmetuar edhe mua. Dhe shpresoj ta bej krenare se ai është mbështetja ime më e madhe”.

Të konkurronte apo jo në një terren të dominuar historikisht nga meshkujt, ishte për të vetëm një hezitim i momentit. Sot Armela rreshtohet përkrah 11 djemve në kursin e pilotimit, duke zhdukur çdo pengesë gjinore.

“Vajzat kanë treguar që dinë të jenë të barabarta me meshkujt në shumë profesione të tjera të jetës. Është një profesion që nuk ka të bëjë vajzë apo djalë nëse do ta bësh nëse ke vullnet dhe dëshirë ta bësh do të arrish çdo gjë”.

Emocionet për arritjet e Armelës nuk i fsheh as instruktori i saj, që e quan një moment historik në 108 vitet e themelimit të Forcës Ajrore Shqiptare.

“Mendoj se Armela deri tani i ka plotësuar të gjitha kriteret për të qenë pjesë e ekipit tonë fluturues. Në fluturimin e saj të parë e pyeta “Armela ke emocione?! Jo më tha! Ke të drejtë se i kam unë emocionet”, citon ajo për Tv Klan.

Armela e di se bashkë me guximin për të sfiduar lartësinë, ka pranuar mbi vetë misionin për t’i shërbyet vendit në kohë të mirë e të vështirë. Një rrugëtim që thotë se tashmë nuk mund të kthehet pas.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate