10/1/2025 5:30:41 PM

Shqipëria, fushëbeteja e re mes Perëndimit dhe Kinës

Duhet të lexoni

Amanda Coakley - Kur bëhet fjalë për Shqipërinë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës duket se ndryshojnë qëndrimin e tyre nga “indeferentizmi” drejt angazhimit më të fortë nën dritën e fuqizimit të “çizmes” kineze në rajon. Angazhimi më i madh i SHBA në vendin e vogël ballkanas vë theksin te emergjenca e përplasjes gjeoekonomike në rajon, mes Kinës dhe përgjigja e vonuar e Perëndimit.

Nëse shumë vende të Ballkanit kanë qenë të uritura për paratë kineze, ky nuk është rasti i Shqipërisë, që ka zgjedhur në mënyrë të kujdesshme dhe selektive angazhimin e saj me Pekinin. Në të gjithë Ballkanin janë rreth 120 projekte kineze me vlerë 32 miliardë dollarë, pjesa më e madhe e të cilave në infrastrukturë dhe energjia. Por, Shqipëria i ka qëndruar larg tundimit të zhvillimit përmes borxhit kinez, duke përzgjedhur projekte që nuk dëmtojnë të ardhmen e vendit.

E kësaj përzgjedhjeje të Shqipërisë, Uashingtoni i është përgjigjur pozitivisht duke forcuar investimet dhe lidhjet ushtarake. Në fillim të janarit, Komanda e Forcave Operacionale Speciale Amerikane njoftoi hapjen e një baze në Shqipëri. Lajmi mbërriti pak muaj pasi vendi mirëpriti trajnimin ushtarak të “Defender Europe 21”, më e madhe në Europën Juglindore, që prej Luftës së Dytë Botërore.

Investimet amerikane, megjithëse ende të pakta, po rriten me shpejtësi. Sipas Bankës Qendrore të Shqipërsië, investimet direkte amerikane u rritën me 48 për qind në tremujorin e katërt të 2020, krahasuar me të njëjtën periudhë të 2019-s.

Interesimi i rinovuar i Uashintonit në Shqipëri nisi më 2020, kur vendi iu bashkua nismës për një rrjet të pastër, program i administratës Trum, që synonte të sfidonte dominomin e kompanive kineze në teknologjinë 4G dhe 5G. Shqipëria ishte vendi i parë në rajon që iu bashkua kësaj nisme.

Në fund të 2020, zyrtarët shqiptarë dhe ata amerikanë nënshkruan një memorandum mirëkuptimi për bashkëpunimin ekonomik, gjatë vizitës së zv.sekretarit të Shtetit për zhvillimin ekonomik, Keith Krach. Marrëveshja i hapi rrugë investimit amerikan në HEC-in e Skavicës dhe termocentralit të Vlorës, një hap simbolik për t’iu kundërvënë interesave kineze në vend, në një kohë që projekti më i madh i Pekinit është “Bankers Petroleum”, që zotërohet prej pak vitesh nga kinezët.

Pavarësisht orientimit perëndimor të Shqipërisë, Kina nuk tërhiqet. Në tetor të 2021, ministri i Jashtëm kinez, Ëang Yi vizitoi Shqipërinë gjatë rrugës për të marrë pjesë në samitin e G20 në Romë. Në vitet e fundit, Pekini ka mirëpritur rritjen e volumit të tregtisë, ku Kina është importuesi i tretë më i madh pas Italisë dhe Turqisë. Brigjet shqiptare të Adriatikut janë gjithashtu me interes për projektin kinez të Rrugës së Mëndafshit dhe zgjerimit të tij.
Për këtë projekt, në Europën Lindore Kina ka bërë bashkë një grup vendesh si pjesë e nismës 16+1. Por, nga kjo nismë janë distancuar vende si Çekia e Sllovakia pas përplasjeve të Pekinit për Tajvanin dhe embargo e vendosur ndaj Lituanisë, një vend anëtar i BE. Në këtë këndëvështrim, Shqipëria mbetet konsiderohet një partner strategjik për Pekinin.

“Shqipëria ka vend simbolik në Kinë dhe Kina është mjaft e interesuar në këtë vend për shkak të lidhjeve historike dhe për shkak të qëndrimit zyrtar të Shqipërisë së politikës së “Një Kine”. Nga ana tjetër, është edhe vend anëtar i NATO-s dhe ka orientim drejt anëtarësimit në BE”, thotë Stefan Vladisavjlev, koordinator i fondacionit BFPE në Beograd.

SHBA dhe BE po përpiqen që t’i mbajnë larg duart e Kinës nga Shqipëria. Si Uashingtoni, ashtu edhe Brukseli i kanë ofruar plane zhvillimi ekonomik që zëvendësojnë plotësisht, ose pjesërisht projektet kineze, që janë në shërbim të “Rrugës së Mëndafshit”. Por, veç karrotës, po ofrohet edhe shkopi.

Si vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor, Shqipëria shpreson anëtarësimin në BE, pavarësisht se zgjerimi po anashkalohet në Bruksel. Nëse kjo qasje e BE vazhdon edhe për shumë kohë, ekziston mundësia e ringjalljes dhe forcimit të influencës kineze.

Për momentin, gatishmëria e Shqipërisë për të kufizuar investimet kineze dhe joshur Brukselin dhe Uashingtonin i jep vendit një mundësi të rrallë për të qenë një faktor rajonal vendimtar. Serbia është partnerja kryesore e Kinës në Ballkanin Perëndimor me investime kryesisht në kredi që shkojnë deri në 8 miliardë dollarë. Maqedonia e Veriut ka përfituar gjithashtu nga këto kredi, ndërsa Mali i Zi u zhyt në një borxh të keq rreth 1 miliard dollarë për ndërtimin e një autostrade. Në jug, në Greqi Kina kontrollon portin e Pireut, përmes një koncesioni që shkaktoi jo pak zemëratë në Bruksel.

Duke llogaritur të gjitha këto zhvillime e faktorë, Shqipëria mund të jetë fushëbeteja e re e luftës për influencë mes Perëndimit dhe Pekinit.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate