10/1/2025 8:11:12 PM

Ministri Latifi shkon në Klinikën Infektiv, nuk përmenden fare masat

Duhet të lexoni

Ministria i Shëndetësisë, Rifat Latifi, së bashku me zëvendësministri Arsim Berisha dhe drejtori i SHSKUK’së, Valbon Krasniqi, kanë vizituar Klinikën e Infektivës dhe Klinikën e Pediatrisë në QKUK. Por ende nuk ka asnjë reagim lidhur me masat e fundit nga MSH për qytetarët që hynë në Kosovë, shkruan Gazeta Metro.


Për kundër reagimeve të shumta lidhur me masat sa i përket qytetarëve që hynë në Kosovë, të cilëve u kërkohen tri doza të vaksinës ose dy dhe testi PCR jo më i vjetër se 48 orë, për çka shumë qytetar të Luginës dhe Shqipërisë janë shqetësuar nga ky veprim. Mirëpo në njoftimin e fundit nga Ministria e Shëndetësisë, njoftohet vetëm për vizitën e ministrit Latifi dhe stafit të tij në QKUK.

Arben Vishaj, drejtor i Infektivës ka njoftuar ministrin Latifi se brenda 24 orëve të fundit në këtë klinikë ka pasur shtatë raste të pranuara me COVID-19 dhe gjashtë të shëruar, derisa nga 54 pacientë sa aktualisht janë në këtë klinikë, katër prej tyre janë në mjekimin intensiv.

Postimi i plotë:

Ministri i Shëndetësisë Rifat Latifi, i shoqëruar nga zëvendësministri Arsim Berisha dhe drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, vizitoi në orët e mbremjës Klinikën e Infektivës dhe Klinikën e Pediatrisë në QKUK, ku nga drejtuesit e këtyre klinikave dhe ekipet kujdestare u njoftua për punën aty dhe trajtimin e rasteve me COVID-19.
Ministri Latifi i falënderoi mjekët dhe infermierët për punën që po bëjnë në trajtimin e të prekurve nga COVID-19 dhe u njoh me ecurinë e rasteve që po trajtohen aty.
Nga dr. Arben Vishaj, drejtoir i Infektivës u njoftua se brenda 24 orëve të fundit në këtë klinikë ka pasur shtatë raste të pranuara me COVID-19 dhe gjashtë të shëruar, derisa nga 54 pacientë sa aktualisht janë në këtë klinikë, katër prej tyre janë në mjekimin intensiv.
Në Klinikën e Pediatrisë, drejtoresha Violeta Grajçevci Ukaj tha se për momentin në klinikë janë duke u trajtuar 4 fëmijë me COVID-19 dhe se personeli është I organizuar për të menaxhuar rastet.
Ministri Latifi tha se puna e profesionistëve shëndetësor është një shembull i përkushtimit për ta menaxhuar sa më mirë çdo rast me COVID-19 dhe bëri thirrje popullatës që të vaksinohen dhe t’i zbatojnë masat në fuqi me qëllim që punë e mantelbardhëve të lehtësohet./gazetametro.net

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate