9/17/2025 3:16:11 PM

Zbulohet se kush e tradhtoi Anne Frank te nazistët?

Duhet të lexoni

Ekipi prej 30 ekspertësh beson tani pas pesë vjet hulumtimesh, se ka zbuluar se kush ia dorëzoi Anne Frank dhe familjen e saj Gestapos në gusht të vitit 1944.

Sipas mediave holandeze, mendohet se noteri hebreo-holandez, Arnold van den Bergh, u ka dhënë pushtuesve gjermanë një listë se ku fshiheshin hebrenjtë në Amsterdam për të shpëtuar jetën e familjes së tij.

Midis tyre ishte adresa e banesës sekrete në Prinsengracht në Amsterdam, ku qëndronte e fshehur Ana Frank.

Një letër anonime me informacione të rëndësishme

Prova kryesore është kopja e një letre anonime që babai i Anës, Otto Frank, mori në vitin 1946. Në të përmendej emri i noterit, Arnold van den Bergh, i cili ishte anëtar i Këshillit Hebre dhe kishte shumë kontakte.

Ditari i Anne Frankut

Fillimisht kontaktet e mbrojtën nga internimi, por në vitin 1944 ato nuk funksiononin më dhe kjo është arsyeja pse ai thuhet se ka tradhtuar vendet ku ishin fshehur disa familje hebreje - me shpresën se me këtë mund të shpëtonten të shoqen, tri vajzat  dhe veten.

Me probabilitet prej më shumë se 85 për qind

Sipas ish-hetuesit të FBI-së, Vince Pankoke, i cili luajti një rol kyç në hulumtimin në fjalë 77 vjet pas përfundimit të luftës nuk mund të ketë siguri absolute. "

Por teoria jonë ka një probabilitet prej më shumë se 85 për qind," tha ai në një intervistë për Deutschlandfunk. Qëllimi i hulumtimit nuk ishte të ngrejë akuza kundër dikujt, por të zbardhte misterin historik se kush ia dorëzoi Gestapos familjen Frank./DW


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate