1/11/2025 6:50:43 PM

Partneri e tradhtoi me Kidën, influencierja: Më la për një këngëtare, ndaj braktisa dhe muzikën

Duhet të lexoni

Lena ka treguar se ish-partneri i saj e ka tradhtuar atë me Kidën, teksa tha se kjo ishte dhe arsyeja që influencerja ka hequr dorë nga muzika.

Mirëpo Lena thekson se situata është keqkuptuar nga ndjekësit pasi për këtë tradhti ajo nuk ja ka vënë fajin Kidës, teksa shprehet se: “Askush nuk ta merr dikë me zor”.

“Mua më është bërë pyetja ‘Pse e ke lënë muzikën?’ dhe unë kam thënë sepse më ka lënë ai tjetri për një këngëtare, nuk kam thënë unë ‘ma ka marrë ajo me zor,’ sepse askush s’ta merr dikë me zor,” është shprehur Lena.

Ndër të tjera influencerja tregon se ajo tradhti e ka lënduar shumë dhe në këtë pikë të jetës që është nuk i beson askujt.

“Më ka lënduar patjetër, nuk mendoj se dikush që e ka kaluar këtë gjë nuk është lënduar, sidomos kur e do dikë shumë. Ka pasur momente shumë të këqija por fatmirësisht i kam kaluar të gjitha me familjen time dhe psikologen,” tha ajo ndërsa shtoi se: “Atëherë ndihesha keq por tani kur e mendoj më ka vlejtur shumë, më ka ndryshuar totalisht, me ka pjekur si njeri.”

Kujtojmë që këngëtarja e njohur Kida vetëm pak ditë më parë , dhuratën më të bukur për ditëlindje e ka marrë nga partneri i saj.

Partneri, të cilin Kida e ka mbajtur përgjatë gjithë kësaj kohe jashtë syrit të publikut, i ka propozuar për martesë në mënyrën më të veçantë. Me kombinime dritash në qiell, ai i ka uruar ditëlindjen dhe i ka bërë propozimin.

“Gëzuar ditëlindjen dashuria e jetës time! Je gati gati? Le të fillojë loja… do të martohesh me mua?”, shkruhej nga partneri.

 Kida, e emocionuar, i tha po, ndërsa në postim shprehet duke thënë “Ndriçove qiellin siç më ke ndriçuar mua”./panorama

 


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Ndodh e papritura në orët e vona në oborrin e “Big Brother” , ja kush vjen dhe i thotë të dua Drilonit

Edi është rikthyer edhe njëherë në “Big Brother”. Këtë herë për të mbështetur ...

Gjesti flet për banorët e BBVK: Janë shumë të fortë

Ish-konkurrenti i edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Gjesti në BBVA ka thënë se banorët e BBVK janë ...

Si qëndron e vërteta e ribashkimit të Romeos dhe Heidit

Romeo Veshaj dhe Heidi Baci, çifti që u krijua gjatë kohës së qëndrimit të tyre në shtëpinë e &ldq ...

Jetë / Stil

Ja pse burrat bëhen hakmarrës kur refuzohen nga femrat

Ndjenja e refuzimit është e ndërlikuar në thelb dhe jo të gjithë e pranojnë! Duke folur specifikisht për marr& ...

'Fiksimet' të bëjnë mirë për shëndetin! Dhe për ata që janë në një marrëdhënie

Fiona ka një martesë të lumtur me Elion. Ajo e shijon kohën që kalon me të dhe dëshiron që të kenë n ...

Pse flemë më shumë gjatë dimrit?

Sezoni i dimrit vjen me dëshirën për të qëndruar në letargji, për të fjetur dhe për të mos u larguar ...

Sport

Liverpool shkëlqen me “poker”, Chiesa gjen golin e parë

Liverpool siguroi kualifikimin për në fazën e 1/16-ve në FA Cup, pasi mposhti 4-0 skuadrën e Accrington.“Poker” i ...

Këto janë tri opsionet që ka Ronaldo për të ardhmen e tij

Cristiano Ronaldo ka tri opsione për lëvizjen e tij të radhës në karrierë, duke përfshirë rikthimin shokues n& ...

Dhuratë e hidhur për Krishtlindje? Armando Broja mund të shkarkojë Guardiolën!

Boxing Day në Premier League, ose ndryshe dita e ndeshjes pas Krishtlindjeve, do të jetë shumë speciale pasi ndër të par ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate