10/18/2025 1:03:58 PM

Portokalle me kivi, kombinimi i fuqishëm për imunitetin!

Duhet të lexoni

Për të rritur imunitetin tuaj të brendshëm, kombinimi i dy prej frutave kampione të pasura me Vitaminë C ofron një sasi unike të përfitimeve për shëndetin. Kombinimi i portokallit dhe kivit mund të merret në formën e një sallatë frutash ose ju mund t’i shtrydhni ato në pjesë të barabarta. Si portokalli, ashtu edhe dhe kivi bëjnë pjesë në kategorinë e frutave acide, ndaj kjo është arsyeja pse ata kanë një ndërveprim të veçantë mes tyre. Frutat acide nuk duhet të konsumohen të shoqëruar me fruta të ëmbël, shalqi, bishtajore, ose niseshte.

Kujdes duhet bërë edhe kur frutat acide kombinohen me perime, yndyrna dhe fruta të pasur me yndyrna. Frutat acide kombinohen mirë edhe me zarzavatet me gjethe, proteina, dhe me frutat gjysëm acide.

Për shkak të përmbajtjes së tyre të lartë të ujit, fruta acide tentojnë të treten shumë shpejt dhe kjo përbën një vlerë të shtuar për sistemin tretës. Kivit dhe portokallet kanë përmbajtje të ulët natyrale të kalorive dhe janë të pasur me sunstanca ushqyese shumë të dobishme.

Të dy frutat kultivohen me sukses në Shqipëri, por nëse agrumet janë një nga frutat historike të rajonit tonë, kivit janë nga kulturat e reja që kanë gjetur hapësirë të përshtatshme në vend.

Sezonin i pikut për portokallet është stina e dimrit, ndërsa kulmin kivit e kanë në fund të vjeshtës, por nuk mungojnë asnjëherë në treg.

Kaloritë

Portokallet sigurojnë më shumë kalori si fruta, por kjo është kryesisht në varësi të faktit që janë fruta me përmasa më të mëdha.

Një portokall me dimension pak a shumë 8 centimetra në diametër, peshon rreth 140 gram dhe ofron 70 kalori. Një kivi rreth 6 centimetra në diametër, peshon 70 gram dhe ofron vetëm 45 kalori.

Karbohidratet

Kaloritë tek kivit dhe portokallet vijnë kryesisht nga karbohidratet, ndërsa të dy frutat në fjalë nuk përmbajnë yndyrë dhe proteina. Një portokall përmban pak më shumë se 17 gram karbohidrate, ndërsa një kivi ka 10 gram.

Vitamina C

 

Kivit dhe portokallet janë të dy super të pasura me vitaminë C. Kjo vitaminë e rëndësishme e mban sistemin tuaj imunitar të fortë, përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ndihmon në shërimin e infeksioneve.

Të dy frutat ju sigurojnë rreth 70 miligram vitaminë C, pothuajse të gjithë dozën e vitaminës C që ju nevojitet për të gjithë ditën.

Femrat kanë nevojë për 75 miligram, ndërsa meshkujve i duhet deri në 90 miligram.

Fibrat

Organizmi i përdor fibrat për të ndihmuar shpërbërjen e lehtë të ushqimit, duke e mirëmbajtur sistemin e tretjes. Pjesët e buta të kivit dhe portokallit përmbajnë fibra të tretshme.

Ndërsa të dy frutat janë njësoj të rëndësishme, secila prej tyre luan një rol të ndryshëm. Një kivi ofron 2 gram fibra në fruta, ndërsa një portokalli ka 3 gram. Mbi të gjitha, të dyja frutat e mësipërme janë produkte cilësore të tokave shqiptare, me vlera dhe freski të garantuar./AgroWeb

  • Tags

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Studimi: 2 mosha specifike kur plakja rritet në mënyrë dramatike!

Nëse keni vërejtur se po ju dalin rrudhat, një siklet ose një ndjenjë e përgjithshme e plakjes që duket se ndodh br ...

A mund t’i arrini gishtat e këmbëve? Nëse jo, trupi juaj po ju dërgon një mesazh të rëndësishëm

Shumë njerëz që ushtrojnë rregullisht dhe bëjnë jetë aktive i lënë pas dore ushtrimet e fleksibilitetit. ...

Tiroidet me probleme/ Mos i neglizhoni më këto simptoma!

Kur nuk ndihemi mirë shpesh fajësojmë ndonjë problem fizik, gripin, të ftohtin apo edhe vetë moshën, por injorojm&e ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate