Regjisori Aldo Marku ka vendosur të bëhet pjesë e “Big Brother VIP 4”, duke u futur në shtëpinë më të ndjekur në Shqipëri, e cila monitorohet 24 orë në ditë.
Ndërkohë, pas një performance mbresëlënëse në kërcim, Livia Bruka iu bashkua gjithashtu shtëpisë. Fillimisht, spekulimet sugjeruan se banorja më e re mund të ishte Megi Pojani, por surpriza e vërtetë ishte prezantimi i Livias.
Dy hyrjet e reja nisën bashkëbisedimet brenda shtëpisë, duke u bërë menjëherë protagonistë të momenteve interesante. Gjatë një bisede, Aldo e pyeti Livian nëse kishte preferencë për meshkuj më të rinj se vetja.
“Jo përgjithësisht. Varet nga pjekuria e njeriut”, iu përgjigj Livia.
Pjesë nga biseda:
Aldo: I ke qejf çunat pak më të vegjël se vetja?
Livia: Jo në përgjithësi, varet edhe nga pjekuria e njeriut, çdo njeri është…
Aldo: E di, e di