9/5/2025 9:27:55 AM

Vendimi për shtesat, Molliqaj: Qeveritë autoritare duan një lidhje të drejtpërdrejtë me llogarinë bankare

Duhet të lexoni

Në një reagim ndaj vendimit të fundit të Qeverisë së Kosovës për ndarjen e shtesave prej 100 eurosh për çdo fëmijë deri në moshën 16 vjeç dhe për pensionistët, kryetari i Partisë Socialdemokrate, Dardan Molliqaj, ka kritikuar ashpër qasjen e qeverisë, duke e quajtur atë autoritare dhe jo demokratike.

Molliqaj e cilësoi këtë vendim si një veprim të qëllimshëm të qeverisë për të krijuar një lidhje të drejtpërdrejtë mes Qeverisë dhe qytetarëve përmes pagesave të njëhershme, në vend që të ofrohet një politikë e qëndrueshme e rritjes së pagave, pensioneve dhe shtesave.

Çka kuptojmë sot me vendimin e Qeverisë për ndarjen e shtesave të njëhershme për fëmijët e Kosovës dhe pensionistët? Kjo tregon që qeveria jonë nuk është qeveri demokratike. Dallimi substancial mes qeverive demokratike dhe qeverive autoritare, siç është rasti i tonës, është se qeveritë demokratike i rrisin pensionet, pagat dhe shtesat sa herë që kanë mundësi, për shkak se ua lejon buxheti i shtetit. Qeveritë autoritare duan një lidhje të drejtpërdrejtë me llogarinë bankare dhe me familjet, si në rastin e Kosovës.

Çka i bie kjo? Ata në vend se ta shpërndajnë këtë shumë 60 milionë euro që u nda sot e përfafërt për krejt vitin dhe ta shpërndajnë në shtesa dhe pensione, ata vendosin që këtë ta dërgojnë njëhershëm në fundvit, sepse kështu e kanë një lidhje direkte duke e bërë të duket që jo vetëm po marrin diçka nga shteti i Kosovës por edhe që po i bie ndërmend kryeministrit dhe minsitrit për qytetarët e Kosovës. Në fakt kjo nuk është fare e vërtete. E vërteta do të ishte sikur te kishte rritje të pensioneve dhe rritje të shtesave të fëmijeve.” – tha ai.


- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate

Më shumë

Showbiz

Rudina Dembacaj thyen heshtjen, flet për fejesën me Eduart Grishaj

Rudina Dembacaj dhe marrëdhëniet e saj kanë qenë gjithmonë një temë mjaft e bujshme në median rozë.Por n& ...

Aksidentohet Osmani i “Stupcave”, kjo është gjendja e tij shëndetësore

Një aksident trafiku ka ndodhur minuta më parë në rrugën Prishtinë -Gjilan, saktësish në Graçanicë ...

Venera Lumani dhe Lind Islami bëhen prindër për herë të parë! Ja emri që i kanë vendosur djalit!

Një kapitull i ri ka nisur për çiftin Venera Lumani dhe Lind Islami, të cilët janë bërë prindër pë ...

Jetë / Stil

Konsumi i përditshëm i kosit ul rrezikun e prekjes nga kjo sëmundje

Njerëzit që hanë kos çdo ditë kanë një rrezik më të ulët të zhvillimit të osteoporoz&eum ...

Si të kuptoni personalitetin dhe karakterin e dikujt me vetëm një pyetje

Takimi me njerëz të rinj është një nga gjërat më të mira në jetë. Çdo person i rëndë ...

Shurupi i kollës me shegë dhe mjaltë! Si ta përdorni për shërim të shpejtë

Kolla nuk duhet nënvlerësuar apo anashkaluar. Ajo shkakton vështirësi në sistemin imunitar dhe e drobit organizmin. Pasi dob& ...

Sport

Tensione në Paris para ndeshjes PSG – Aston Villa, përleshen tifozët

Në prag të ndeshjes së shumëpritur të Ligës së Kampionëve mes Paris Saint-Germainit dhe Aston Villës jan& ...

Salah drejt largimit, Liverpooli përgatitë 140 milionë euro për yllin e Realit

Liverpool po përgatitet për largimin e mundshëm të Mohamed Salah duke ofruar 140 milionë euro për Rodrygo Goes të R ...

Pjesë e Bayern Munich prej 25 vitesh, Muller njofton largimin

Thomas Muller do të largohet nga Bayern Munich në fund të sezonit. Sulmuesi njoftoi këtë të Shtunë se janë mua ...
- Hapsirë reklamuese - Brain Inside Sh.P.K

Të fundit

- Hapsirë reklamuese - Metro Real Estate