Në një postim të fundit, këngëtarja e njohur Xhensila Myrtezaj ndau disa mendime pas intervistës së saj emocionuese që dha një ditë më parë për Arbana Osmanin.
Ajo theksoi se përmes këtij rrëfimi ka shprehur realitetin e saj, jo vetëm për vete, por edhe për çdo grua që kishte nevojë ta dëgjonte.
“Ju falenderoj pa fund për mbështetjen, fjalët plot dashuri që më keni mbushur inbox-in. Unë nuk jam vetëm, ju nuk jeni vetëm,” shkruan Xhensila, duke shprehur mirënjohjen për mesazhet që ka marrë.
Këngëtarja falenderoi gjithashtu Arbana Osmanin dhe Eduart Grishajn për mundësinë për t’u shfaqur në një mënyrë më të hapur dhe autentike: